Milot Rashica mund t’i mungojë Kosovës edhe në ndeshjet e nëntorit
Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë tri ndeshje në muajin nëntor.
“Dardanët” do të përballen me Slloveninë dhe Moldavinë në Ligën e Kombeve, si dhe me Shqipërinë në një miqësore, shkruan “Zeri.info”.
Por, Kosovës mund t’i mungojë sërish Rashica në këto tri ndeshje.
Kjo për shkak se sipas “Bild”, Werder Bremeni nuk do t’u japë leje futbollistëve të luajnë për Përfaqësueset e tyre në nëntor.
Arsyeja e kësaj është situata e rënduar me COVID-19 në Evropë.
Ndryshe, Rashica nuk u paraqit për Kosovën as në ndeshjet e tetorit shkaku i lëndimit. /Zeri.info


