United Hospital

Milot Rashica mbërrin në Norwich, disa ditë pas transferimit te klubi anglez

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke udhëtuar drejt Norwichit, klub me të cilin ka nënshkruar para disa ditësh.

Rashica befasoi të gjitha para disa ditësh, kur u zyrtarizua si lojtar i ri i Norwich Cityt pas transferimit nga Werder Bremen.

Transferimi i djaloshit vushtrrias i ka kushtuar klubit anglez rreth 10 milionë euro, ndërsa Rashica ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Pasi ka kaluar pushimet verore, sulmuesi i Kosovës ka udhëtuar së bashku me familjen e tij drejt Norwichit, aty ku do të luajë me klubin që mban pikërisht emrin e qytetit.

Eco Higjiena

Është vet Rashica, i cili në profilet e tij private në rrjetet sociale ka postuar një fotografi në aeroplan së bashku me djalin e tij dhe ka treguar se po i bashkohet Norwich Cityt.

Disa minuta pas postimit të fotografisë nga Rashica, është edhe klubi i Ligës Premier që ka shpërndarë atë fotografi të vushtrriasit.

“Zbritje në Norwich”, ishte përshkrimi në postimin e Norwich Cityt. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.