Milot Rashica lë pas pushimet e merituara, kthehet me shokë te Werder Bremeni
Gradualisht, skuadra e Werder Bremenit ka filluar të grumbullohet për edicionin 2019/20.
Gjatë ditës së sotme, gjashtë futbollistë janë rikthyer nga pushimet verore.
Milot Rashica, Ludwig Augustinsson, Milos Veljkovic, Yuya Osako, Josh Sargent dhe Felix Beijmo janë rikthyer në Bremen, shkruan Zëri.info.
Ndryshe, Rashica i kaloi pushimet në Ishujt Maldive si dhe në vendlindjen e tij, Kosovë.
Ai pati një edicion mbresëlënës me skuadrën nga Bremeni duke u shpallur edhe futbollisti më i mirë i edicionit 2018/19 te gjermanët.
Edicionin e kaluar, Rashica e mbylli me dhjetë gola në Bundesliga./Zëri.info

