RCCOLA

Milosevici shkoi, ndotja mbeti

/ 2 minuta lexim

Lideri i Ligës Social Demokrate të Vojvodinës, Nenad Canak ka deklaruar se ishte shumë thjesht të luftohej kundër Milosevicit sepse siç tha Canak, ai kishte emër dhe mbiemër dhe kjo sot është sikur të luftosh kundër ajrit të ndotur.

Canak në një intervistë për “Kohën Ditore”, theksoi se në vitin 1990 kur ka hyrë në politikë nuk ka mundur t’i durojë padrejtësitë.

Uji Dea

“S’mund të duroj padrejtësinë, e cila u shkaktohet njerëzve përreth meje dhe së paku të mos them që unë e shoh këtë. Sepse të mbyllësh sytë para vuajtjeve të të tjerëve është gjëja më e keqe që njeriu mund të bëjë. Sepse kjo flet për të. Unë s’mund ta pranoja këtë në vitin 1990 kur hyra në politikë. Që fqinjët e mi vetëm ngase s’i takojnë etnisë apo fesë së duhur të fillojnë të bëhen qytetarë të rendit të dytë. S’kam mundur të pranoja që të mobilizojnë njerëzit nëpër rrugë”, tha Canak.

Në pyetjen se a është Serbia si në kohën e Milosevicit, Canak u shpreh “Epo, s’është. S’është si në kohën e Milosevicit, sepse, mos harroni se ka pasur ndryshime. Karaxhiqi, Mladiqi dhe Haxhiqi janë në Hagë. Millosheviqi vdiq në Hagë, Shesheli është ende atje. Disa gjëra janë në vend të vet, por disa gjëra s’janë bërë, është se vetëm kjo pjesa sipërfaqësore vetëm shtresa që shihet është grithur. Por nën të e gjithë struktura që e përkrahte këtë mbeti pak a shumë e paprekur. Këtu qëndron problemi kryesor. Ajo gjithmonë riprodhohet duke i krijuar këto grupet e tifozëve që në fakt janë formacione paraushtarake sepse mjafton t’u japësh armë dhe janë formacion paraushtarak”. /Telegrafi/