UBT

Militantët të dështuar partiak, kandidatë për sekretarë të MPJ

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Listës së shumë militantëve të LDK-së për pozitën e sekretarit të përgjithshëm të MPJ i është bashkëngjitur edhe Ejup Qerimi (PDK), i cili në fund të vitit të kaluar u shkarkua nga pozita e drejtorit ekzekutiv në PTK. Në publik, Ejup Qerimi njihet si person që nuk e humb asnjë rast për të aplikuar në pozita të ndryshme udhëheqëse në institucione publike, dhe këtë e bën për ta mbajtur nivelin e lartë të pagës të cilën tashmë e ka humbur në PTK, kryesisht për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme në operatorin publik të telekomunikimeve.

Por në mesin e militantëve që për shumë vjet kanë përfituar pozita dhe favore nga partitë e mëdha PDK dhe LDK nuk është vetëm Qerimi, sepse sipas burimeve të Gazetës Zëri në këtë listë ka edhe emra të tjerë të shumtë, shumë prej të cilëve njihen si militant të devotshëm, të cilëve u mungojnë kualifikimet e nevojshme për këtë pozitë të rëndësishme në MPJ.

Në mesin e kandidatëve për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në MPJ janë edhe Behar Haziri, Korab Mushkolaj (ish konsul i dërguar nga Hoxhaj në New York), Fitim Gllareva, Shukri Gashi, Arbnor Cana, Ilirjana Krasniqi, Viskont Jakupi, Avni Hasani, Sedat Burrniku, Eqrem Haziri, Safet Haxhijaha, Ymer Berisha, Arben Loshi, Furtuna Kuqi, Kreshnik Gashi, Shukri Gashi, Agon Smakiqi, Imer Berisha, Gazmend Sejdiu dhe Vlora Ferati.

UBT

Gazeta Zëri ka hulumtuar disa nga profilet e kandidatëve, dhe vetëm për disa prej tyre mund të thuhet se përbëjnë kandidatura të dinjitetshme për pozitën e sekretarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hashim Thacit, sepse 5 nga emrat e listuar janë zyrtar të MPJ, të cilët janë të afërt me LDK.

Për dy vjet rresht, Ministria e Jashtme e cila është udhëhequr nga Enver Hoxhaj ka funksionuar pa sekretar të përgjithshëm. / Zëri /