UBT

Militantët e VV-së përzihen në punët e Kuvendit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Lëvizja Vetëvendosje në seancën e fundit të Kuvendit të Prishtinës ka qenë e mobilizuar mirë. Në planin politik e logjistik. Dukej se asgjë nuk dëshironte t’ia linte rastësisë për të futur nën administrim kompanitë publike, të cilat janë të politizuara skajshëm nga LDK-ja.

VV-ja, pos që arriti të bëjë koalicion me shumicën e partitive opozitare për caktimin e aksionarëve të ndërmarrjeve publike, rreth 10 aktivistë të saj ishin prezentë në seancën e Kuvendit.

Hidromorava

Nga qëndrimet e tyre, ata dukeshin se ishin gati të përlesheshin me cilindo, nëse puna nuk do të shkon ashtu siç ishte menduar. Me të hyrë në sallë, ka qenë vendi i ‘rezervuar’ për ta së bashku me shoqërisë civile. Disa nga ta janë aktivistë që jo rrallëherë kanë rënë në pranga të policisë në protesta të ndryshme që i ka organizuar VV-ja.

Në ndërkohë, njëri nuk ka hezituar që të bëjë preson dhe t’i drejtohet këshilltarëve komunalë me thirrje për t’ia imponuar qëndrimin e partisë së tij për votim. /Tribuna/