RCCOLA

Milionat që diaspora i dërgoi në Kosovë gjatë vitit 2022, tejkalojnë ato të vitit 2021

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Diaspora shqiptare vazhdon të kontribuojë në dërgimin e parave për familjet e tyre në Kosovë.

Referuar të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë vitit 2022, diaspora ka dërguar 59.4 milionë euro më shumë.

Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit gusht me 131.6 milionë euro nga totali prej mbi 1.2 miliard euro.

KKVITI

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK-ja thotë se, 702.1 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale dhe kanaleve alternative.

Ndërsa, sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës. Nga ky vend kanë ardhur 41.2 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 20.2 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 9.1 për qind.

“Remitancat përbëjnë një ndër financuesit kryesor të konsumit, dhe kanë një pjesëmarrje prej 14.1 për qind në gjithsej Prodhimit të Brendshëm Bruto e gjeneruar në vend. Përveç faktorit altruist që karakterizon dërgesat e emigrantëve në Kosovë, e që mund të jetë përforcuar si pasojë e tkurrjes së të ardhurave të disponueshme në ekonomi si pasojë e inflacionit, rritja e remitancave gjatë muajve të verës mund t’i atribuohet edhe zhvlerësimit të euros ndaj valutave tjera”, thuhet në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të ekonomisë./Telegrafi/