FIDANISHTJA

Milionat për partitë politike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Partive politike parlamentare në vitin 2015 u janë ndarë 4.2 milionë euro nga buxheti i Kosovës, prej të cilave më së shumti ka marrë Partia Demokratike e Kosovës, plot 1 milion e 295 mijë euro e përcjellë nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 1 milion e 50 mijë euro. Lëvizjes “Vetëvendosje” i janë ndarë 560 mijë euro, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 385 mijë euro, kurse “Nismës për Kosovën” 210 mijë euro. Ndërkohë, subjekti ma i madh nga komunitet joshumicë, Lista Serbe ka marrë 315 mijë, e 385 mijë euro u janë ndarë subjekteve tjera minoritare.

Këto shifra janë publikuar në hulumtimin “Financimi i partive politike në Kosovë: Aspektet legale dhe praktikat” të realizuar nga instituti KIPRED në bashkëpunim me Fondacionin “Konard Adenauer” (KAS).

Sipas këtij hulumtimi, mënyra e financimit të partive politike nuk është e qartësuar mirë, për shkak se Ligji për Financimin e Partive Politike deri më tani është ndryshuar tri herë.

Mobi Casa

Autori i hulumtimit, Mentor Agani, ka sqaruar se hulumtimi është përqendruar edhe te transparenca e Ligjit për Financimin e Partive Politike.

“Financimi i partive politike është çështje e domosdoshme për funksionimin e sistemit demokratik. Ne jemi përqendruar në atë se si u bë ky rregullim ligjor. Kosova e ka legjislacionin për financim partiak. Por jemi përqendruar në Ligjin për Financimin e Partive Politike që është ndryshuar dy herë”, ka deklaruar Agani, duke thënë se ligji si i tillë mundëson manipulime./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.