Uji Dea

Milionat nga sigurimet shëndetësore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mungesa e Ligjit për Sigurime Shëndetësore nuk po del të jetë problem që kompanitë e sigurimeve të cilat ofrojnë shërbime të tilla, t’i mbushin arkat. Janë gjithsejtë dhjetë kompani të sigurimeve në Kosovë që ofrojnë produktin e sigurimit shëndetësor, ndërsa 3 të tjera ofrojnë produktet e sigurimit jetë.

Nga ky lloj sigurimi brenda vitit mbledhin rreth 10 milionë euro, gati gjysma prej të cilave u mbetet fitim i pastër. Besnik Kada, zëdhënës në BQK, ka pohuar për Tribunën se bruto primet e shkruara nga sigurimi “aksident dhe shëndet” vitin e kaluar kanë qenë në vlerë prej 9.2 milionë euro.

Fundamenti

Se kjo punë po del të jetë shumë përfituese, tregon edhe vlera e dëmit që kanë paguar këto kompani, 5.4 milionë euro. Trendi i njëjtë i të hyrave nga sigurimet shëndetësore ka vazhduar edhe këtë vit. Zëdhënësi Kada ka njoftuar se gjatë periudhës janar-prill të hyrat e kompanive të sigurimeve nga ky lloj sigurimi kanë qenë në vlerë prej 3,5 milionë euro.(Tribuna)