Eko Higjiena

Milionat nga Amerika

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjigandi amerikan i energjisë AES, bashkë me kompaninë çeke CEZ, vite më parë kishin shprehur interesimin për të investuar miliarda euro për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me një kapacitet prej 2000 megavatesh.

Mirëpo, pas angazhimeve disavjeçare ata janë tërhequr nga Kosova për shkak të dështimit të këtij projekti nga institucionet vendore.

Interesimi i kompanive amerikane për të investuar në Kosovë është thënë se ka rënë në vazhdimësi për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit në vend dhe për shkak të interesave më të mëdha ekonomike në tregjet tjera.

Në mungesë të gjigantëve në Kosovë kanë ardhur kryesisht biznese të vogla, të përfaqësuara nga shqiptarët që jetojnë atje.

Mobi Casa

Asnjëherë që nga paslufta nuk ka ndodhur që vlera e investimeve amerikane në Kosovë ta kalojë 15-milionëshin, derisa investimet e tilla janë shumëfish më të mëdha në vendet fqinje.

SHBA-të janë mbështetësi më i madh politik i Kosovës me dekada, pavarësisht prezencës së vogël ekonomike amerikane.

Por, së fundi një kompani tjetër amerikane, “Contour Global” ka shprehur interesimin për t’i investuar 1.4 miliardë euro në ndërtimin e “Kosovës së Re’ me kapacitet prej 600 megavatesh./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.