FITORJA

Milionat keqpërdorohen, askush nuk ndëshkohet

/ 7 minuta lexim
GRANDEMALL

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur një varg të metash në institucionet e Kosovës, për vitin 2016, të cilat këtë javë i ka shpalosur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës krye-auditori Besnik Osmani. Ai ka raportuar për një varg shkeljesh që janë bërë në institucionet lokale dhe qendrore.

Auditimet zbardhin qindra parregullsi në të gjitha nivelet e pushtetit

Raportet e ZAP-it kalojnë me rekomandime e debate, por pa masa konkrete

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur një varg të metash në institucionet e Kosovës, për vitin 2016, të cilat këtë javë i ka shpalosur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës krye-auditori Besnik Osmani. Ai ka raportuar për një varg shkeljesh që janë bërë në institucionet lokale dhe qendrore.

Por, me gjithë këto gjetje të ZAP-it është e habitshme përse Prokuroria e Shtetit nuk po e hap asnjë rast “exofficio” për hetime konkrete dhe serioze pas gjetjeve të Zyrës së auditorit.Me gjithë pyetjet e dërguara për këtë çështje, zyrtarët e Prokurorisë Speciale nuk kanë kthyer përgjigje për gazetën. Ndërkaq, analistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se në të ardhmen duhet që rekomandimet që i jep auditori të jenë obligative për këto institucione që shpenzojnë paranë publike dhe nëse nuk i zbatojnë rekomandimet dikush duhet të japë përgjegjësi për paranë e buxhetit të Kosovës, sepse ato janë taksa të qytetarëve të vendit tonë. Zëdhënësja e ZAP-it, Qëndresa Mulaj, për gazetën “Kosova Sot” tha se Raporti Vjetor i Auditimit për vitin fiskal 2016 përmban gjetjet dhe rekomandimet kryesore për buxhetin e shtetit. Të dhënat e prezantuara në raport janë të bazuara në raportet e auditimit për 92 organizata buxhetore, 4 ndërmarrje publike, 2 projekte të donatorëve dhe 7 auditime të performancës. “Z. Osmani, në fjalën e tij para deputetëve, ka theksuar se në vitin 2016 institucionet publike kanë nënshkruar 10,015 kontrata përmes prokurimit në shumën prej rreth 425 milionë eurove apo rreth ¼ e buxhetit të Kosovës dhe se një numër procesesh të aplikuara nga Organizatat Buxhetore nuk janë në pajtim të plotë me kornizën e Ligjit të Prokurimit Publik”, u shpreh ajo.

Përgjegjësia të adresohet individualisht

Eksperti i integrimeve evropiane në fushën e ekonomisë, Ardian Nokaj, tha për “Kosova Sot” se vetë Raporti i Auditorit ishte i mangët dhe jepte informata të cekëta apo synonte kamuflimin fshehjen e fakteve relevante mbi krimin e keqmenaxhimin e resurseve nga pushtetarët. “Mungesa e përgjegjësisë individuale dhe llogaridhënies së anëtarëve të komisioneve vlerësuese vazhdon të përcjellë proceset e prokurimit publik. Edhe pse Ligji për prokurimin publik parasheh përgjegjësi individuale për vlerësuesit e tenderëve”, u shpreh ai. Nokaj tha se auditori ka gjetur se deri më tani në praktikë nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor kundër personave që kanë vlerësuar “gabimisht” tenderët në rastet kur këta të fundit janë anuluar apo kthyer në rivlerësim. “Mendoj se është koha e fundit që vendit i duhet Prokurorimi Elektronik dhe mbi të gjitha zbatimi i ligjit”, theksoi ai.

UBT

Prokuroria të nisë hetimet

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha për “Kosova Sot” se ZAP-i ka gjetur parregullsi që janë bërë nga institucionet lokale dhe qendrore. “Kjo që ka ndodhur është e kuptueshme, ngase në këto institucione ka shuma të mëdha të financave dhe për rregullimin dhe rishikimin e buxhetit të Kosovës gjithmonë ka pasur njerëz të cilët kanë bërë keqpërdorime dhe disa prej këtyre financave i kanë futur në xhepin e tyre”, u shpreh ai.”Prokuroria e Kosovës duhet që të fillojë hetimet për këto raste “ex-officio” dhe t’i gjejnë fajtorët dhe personat që i kanë marrë këto financa në mënyrë ilegale “, vijoi më tutje Grapci. Sipas tij, Prokuroria e Kosovës duhet që të fillojë angazhimin maksimal në lidhje për këto raste, ku po vërehet që ka pasur shkelje të rregulloreve dhe ligjit. “Kompanitë dhe ndërmarrjet publike, të cilat i kanë keqpërdorur këto financa dhe tenderë, duhet të mbyllen, kurse ndërmarrjet publike, të cilët kanë pësuar humbje shkaku i kompanive të cilat prapa i kanë “bosset” e tyre nga spektri politik dhe biznesor, prandaj këto raste duhet të përfundojnë sa më shpejt, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të gjendet e vërteta se kush qëndron prapa këtij skenari mafio-ekonomik dhe kush janë personat të cilët kanë përfituar në mënyrë ilegale këto shërbime”, theksoi ai.

Mospërfillja e rekomandimeve të penalizohet

Ndërsa ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, tha se Auditori i Përgjithshëm para Kuvendit edhe për vitin 2016 paraqiti shkelje të shumta në keqmenaxhimin e parasë publike nga agjencitë që harxhojnë paratë e buxhetit të Kosovës, paratë e taksapaguesve të qytetarëve të varfër të vendit. “Auditimi ka për qëllim që t’u tërheqë vërejtjen të gjitha institucioneve të vendit që harxhojnë paratë publike në bazë të Ligjit mbi menaxhimin e financave publike dhe njëherë e përgjithmonë të harxhohen paratë publike të bazuara në ligje dhe për të mirën e qytetarëve të vendit”, u shpreh ai.”E keqja më e madhe është se edhe pse auditori për çdo vit u jep rekomandime të shumta institucioneve që harxhojnë paranë publike të buxhetit të vendit në vend që të përmirësojnë dhe të mos i përsërisni gabimet e kaluara po ndodh që në vitin tjetër vijues jo vetëm se nuk po ju përmbahen rekomandimeve, por institucionet po bëjnë gabime edhe më të mëdha dhe kjo të lë të dyshosh se në këto institucione ka keqmenaxhim dhe nuk po ndëshkohen nga askush”, potencoi ai. “Në bazë të raporteve të auditorit, ende nuk është thirrur askush në përgjegjësi, e lëre më të hapen procedura gjyqësore për keqmenaxhimin e parasë publike dhe kështu këto institucione po fitojnë imunitet se mund të bëjnë çka të dëshirojnë dhe mos të ndëshkohen nga askush”, ka theksuar Neziraj.

Institucionet tregohen neglizhente

Selatin Kaçaniku (‘Konsumatori’) tha për “Kosova Sot” se e vlerëson larg angazhimin e ZAP-it dhe të kryeauditorit, por nga ana tjetër del se Kuvendi i Kosovës, Qeveria, ministritë së bashku me institucionet e drejtësisë nuk kanë qenë në nivel të detyrës. “Nëse këto informata dalin në një nivel aq të lartë, si është Kuvendi i Kosovës, atëherë ne na mbetet vetëm që ta shprehim zhgënjimin dhe ta pyesim veten se çfarë po presim. Përkatësisht të pyesim se a duhet që ne ta kryejmë punën e sistemit të drejtësisë, të Kuvendit dhe Qeverisë, si dhe ministrive që i kemi zgjedhur me votën tonë, duke ua deleguar edhe disa kompetenca dhe autorizime”, u shpreh ai. Sipas Kaçanikut, me paratë tona nga buxheti po i financojmë këto institucione, ndërsa kundërvlera e punës që e marrim nga ata është vetëm një ëndërr e parealizuar. “Auditori në një mënyrë ua tërhoqi vërejtjen dhe veshin të gjithëve, mirëpo përgjigjja e tyre nuk ishte e atij niveli çfarë e parasheh mandati i tyre”, vlerësoi ai.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.