Milionat e MBZHR-së dyshohet se keqpërdoren
Në Kosovën e pasluftës është krijuar një traditë e keqe e keqpërdorimit të granteve dhe subvencioneve të bujqësisë, ndërsa dyshohet se ka keqpërdorime të mëdha nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. Drejtues të sindikatave të bujqve dhe ekspertë të bujqësisë thonë se ka dyshime se një pjesë e madhe e fondit nuk po shkon në destinacionet përkatëse, por ato po ndahen për militantët e partive në pushtet dhe për ata persona që japin ryshfet.
Sindikata e fermerëve denoncon shkeljet, ankohet në sistemin e drejtësisë
Në Kosovën e pasluftës është krijuar një traditë e keqe e keqpërdorimit të granteve dhe subvencioneve të bujqësisë, ndërsa dyshohet se ka keqpërdorime të mëdha nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. Drejtues të sindikatave të bujqve dhe ekspertë të bujqësisë thonë se ka dyshime se një pjesë e madhe e fondit nuk po shkon në destinacionet përkatëse, por ato po ndahen për militantët e partive në pushtet dhe për ata persona që japin ryshfet.
Njohësit e kësaj fushe thonë se pothuajse të gjitha grantet dhe subvencionet janë një skemë e nëntokës dhe pse nuk ka auditime se ku realisht po përfundojnë shumica e këtyre parave të granteve dhe subvencioneve.
Specialistë e bujqë- sisë dhe përfaqësuesit sindikalë ankohen se grantet dhe subvencionet nuk e ndryshuan gjendjen në bujqësi për vetë faktin se nuk shkuan në vendin e duhur, por ato, shumica prej tyre, përfunduan te militantët partiakë dhe për vota e elektorale e jo te fermerët e vërtetë të këtij vendi. Krerët sindikalë tregojnë se në vitin 2016, për këto qëllime, nga Ministria e Bujqësisë janë ndarë 56 milionë euro, kurse për vitin 2017 janë ndarë 47 milionë euro. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të këtyre dy institucioneve, Prokurorisë së Shtetit dhe Ministrisë së Bujqësisë, lidhur me këto çështje, zyrtarët e tyre nuk kanë dhënë përgjigje për gazetën.
Keqpërdorimet ndikuan në mbjellje
Tahir Tahiri, që është në postin e kryetarit të Federatës Sindikale të Bujqve kosovarë, thotë se disa herë kanë dalë me fakte në opinion se ka keqpërdorime të granteve dhe subvencioneve bujqësore. “Ministria e Bujqësisë nuk është fare transparente në ndarjen e këtyre fondeve dhe ato po ia mbajnë të fshehura opinionit, por edhe nga Sindikata e Bujqve kosovarë, që duan të dinë vetëm se kush nga fermerët tanë kanë përfituar nga këto grante e subvencione”, theksoi ai. “Ne po arrijmë që t’i mësojmë këto shifra dhe keqpërdorime jo nga Ministria e Bujqësisë, por vetëm përmes të dhë- nave nga terreni, por edhe kanaleve të tjera që i kemi, duke mësuar kësisoj të dhënat se çfarë po bëhet me këto grante dhe subvencione”, u shpreh Tahiri.
Ndërkaq, i pyetur se a ka pasur raste të hetimeve të keqpërdorimeve nga Prokuroria e Shtetit, tha se veç një rasti që ka ndodhur sivjet në Gjilan, që është hapur nga Prokuroria e Shtetit, raste të tjera nuk ka pasur. “Edhe Prokuroria është e kapur nga spektri politik dhe për këto keqpërdorime kemi njoftuar edhe Agjencinë Antikorrupsion dhe institucionet e tjera joqeveritare”, ka potencuar ai. “Askush nuk është interesuar që të merret me hallet tona as nga Prokuroria, as nga agjencitë e kësaj natyre dhe si të tillë që jemi kemi ngelur të vetmuar si Sindikatë, ndonëse në shumë raste kemi dalë në terren dhe i kemi verifikuar”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, grantet dhe subvencionet nuk e kanë dhënë efektin e pritur, sepse prodhimtaria ka rënë në shumë sfera. Tahiri ankohet se si pasojë e këtyre keqpërdorimeve të granteve dhe subvencioneve, kështu sivjet në Kosovë kemi afro 20 mijë hektarë të mbjellë me grurë më pak, ngase më 2016 ishin 90 mijë hektarë me grurë, kurse sivjet, më 2017, janë mbjellë vetëm 70 mijë hektarë.
Të hulumtohet efekti i granteve
Eksperti i bujqësisë dhe ligjëruesi universitarë, Ymer Rusinovci thotë se masat stimulative çfarëdo qofshin ato, grantet, subvencionet, regreset, janë qëllimmira po qe se të njëjtat koincidojnë në shtim dhe rritje të GDP-së apo brutoproduktit vendor. “Po qe se një vend e avancon bujqësinë përmes masave stimulative, sikurse që e bëjnë vendet e BE-së, ajo si iniciativë dhe i nismë duhet përshëndetur, por nëse të njëjtat masa nuk japin rezultatet në terren dhe nuk janë rezultatet e prekshme ose të njëjtat masa nuk e reduktojnë importin që e ka vendi ynë te produktet bujqësore dhe raporti është më i madh kur ato nuk janë aplikuar, ato duhet që të hulumtohen në terren se cila është metodologjia e distribuimit të tyre dhe ku është problemi”, theksoi ai.
Prandaj, sipas Rusinovcit, nëse rezultatet në terren nuk janë realizuar për pasoja të monitorimit, atëherë defekti është në një trekëndësh “që nuk dua të paragjykojë se ku është, mbase te keqpërdorimet dhe në të njëjtën kohë, nëse masat kanë dhënë rezultatet në terren, atëherë ato masa duhet përkrahur dhe duhet intensifikuar edhe në të ardhmen”. Ndërkaq, i pyetur se a duhet bërë hetime në rastet ku dyshohet se ka pasur keqpërdorime grantesh dhe subvencioneve, eksperti Rusinovci tha se, nëse ka dyshime se ato janë keqpërdorur, atëherë duhet të hulumtohen nga organet kompetente.
Përfitojnë “të fortët”, e pësojnë të ndershmit
Eksperti Adam Ulluri thotë se, qëllimi i granteve dhe subvencioneve është për zhvillimin bujqësisë, për të krijuar vende të punës dhe për ta zhvilluar shtetin ekonomikisht.
Ai thotë se së këndejmi në këtë drejtim të kota janë ankesat e Sindikatës së Bujqve kosovarë, që kanë drejtuar ankesat e tyre nëpër institucionet përkatëse dhe në Prokurori, ngase, sipas tij, grantet po u ndahen njerëzve të fuqishëm dhe në vend se ato t’u jepen atyre që kanë nevojë dhe që mbajnë bagëtitë e tyre në stalla dhe kushte mjeruese, Ministria u jep grante atyre që kanë para dhe janë milionerë. Ulluri mendon se kjo formë e dhënies së granteve është një keqpërdorim jashtëzakonisht i madh dhe është një padrejtësi e madhe. Ai po ashtu ka akuzuar edhe drejtues të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë për këto parregullsi që po bëhen në vazhdimësi ndaj fermerëve të bujqësisë, sepse sindikatat kanë evidencuar keqpërdorime edhe tek subvencionet, ku bujqit nuk mbjellin fare kulturat bujqësore.
Sipas Ullurit, ka qenë një rast në komunën e Podujevës, i cili ka marrë subvencione për 13 hektarë se gjoja ka mbjellë tri kultura bujqësore me grurë, misër dhe patate, por që në fakt nuk e ka mbjellë as një ari. Ai tha se për këto informata janë të verifikuara me dokumente nga anëtarët e kësaj Sindikate. “Rasti tjetër, që ka marrë grante dhe nuk ishte fermer, është ai që ka ndërtuar stallën përmes lidhjeve”, theksoi Ulluri./kosova sot/


