Hidromorava

Milionat e korrupsionit pastrohen në ndërtimtari

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Që nga pas lufta e deri më sot, e veçanërisht gjatë 9 vjetëve që kur jemi shpallur shtet sovran, dyshohet se shumica e parave të pista të politikanëve tanë të korruptuar kanë qarkulluar në fushën e ndërtimtarisë.

Për shumë firma nuk dihet origjina e fondeve investive

Që nga pas lufta e deri më sot, e veçanërisht gjatë 9 vjetëve që kur jemi shpallur shtet sovran, dyshohet se shumica e parave të pista të politikanëve tanë të korruptuar kanë qarkulluar në fushën e ndërtimtarisë. Arkitektë e ndërtimtarë, por edhe analistët e politikës dhe ekonomisë, deputetë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile thonë se janë politikanët tanë, të cilët e kanë zaptuar sektorin e ndërtimit dhe atë kryesisht po e bëjnë përmes lidhjeve të tyre familjare apo klanore. Ata thonë se janë shumë kompani të ndërtimit në Kosovë që po e bëjnë pastrimin e parave të politikanëve, duke e parë se ka kërkesa të mëdha për ndërtime, sidomos në Prishtinë, por edhe në qendrat e mëdha komunale.

Sipas tyre, ka shumë raste ku ka edhe politikanë nga Shqipëria që po e bëjnë pastrimin e parave përmes ndërtimeve që po bëhen në Kosovë. Arkitekti Ylber Vokshi tha se fusha e ndërtimit ende është në gjendje të mjerë falë mosfunksionimit të shtetit ligjor në vitet e pasluftës në Kosovë. Ndërsa ish-kreu i Shoqatës së Ndërtimtarisë së Kosovës, Nebih Zariqi, pronar i kompanisë ” Standard – Group”, në një prononcim të mëhershëm rreth kësaj teme, iu është bashkuar shqetësimeve të të gjithëve që flasin për këtë gjendje. Sipas Zariqit, shumica e ndërtimeve në vend, e në veçanti në kryeqendër, po bëhen me para të pista që nuk u dihet origjina dhe pronarët nuk e kanë profesion ndërtimtarinë, por kanë për qëllim vetëm shpëlarjen e parave. “Shumë pronarë të kompanive që punojnë në këtë formë, nuk janë kujdesur shumë për cilësinë e ndërtimit, madje as për obligimet komunale”, është shprehur ai.

ARKATANA

Deputetët besojnë se po bëhet pastrim i madh parash

Deputeti opozitar në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën) tha se nuk ka dyshim se në fushën e ndërtimtarisë po bëhet pastrim parash. “Kjo është një fushë që është shumë e vështirë të mund të argumentohet. Një gjë tashmë po dihet se fusha e sektorit të ndërtimeve është e zaptuar kryesisht nga politikanët, të cilët përmes lidhjeve të tyre familjare apo klanore po bëjnë pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit”, theksoi ai .

Sipas Hotit, në opinion me të madhe po flitet se ka shumë kompani të ndërtimit nga Kosova që po e bëjnë pastrimin e parave të politikanëve, duke e parë se ka kërkesa të mëdha për ndërtime, sidomos në Prishtinë, por edhe në qendrat e mëdha komunale. “Po flitet me të madhe se ka edhe politikanë nga Shqipëria që po bëjnë pastrime parash përmes ndërtimeve në Kosovë”, u shpreh ai. Sipas tij, këto punë të pista, që po bëhen me pastrimin e parave në ndërtimtari, mund t’i argumentojnë vetëm Prokuroria e Gjyqësia.

Ndërsa deputeti tjetër opozitar, Bali Muharremaj (AAK) tha se që nga pas lufta në Kosovë ka mënyra të ndryshme të shpëlarjeve të parasë, ndër këto janë edhe me krijimin e kompanive fiktive për ndërtimet ku kemi parë se në vitet e fundit industria e ndërtimet ka marrë një hov të madh të zhvillimit. “Puna e pistë e shpëlarjes së parave nis që nga koha e projektimit, marrjes së lejeve, si dhe vetë ndërtimit.”, tha ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.