Fundamenti

Miliona në teknologji

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vetëm për tetë muaj, drejtuesit e KEK`ut kanë investuar në pajisje teknologjike mbi një milion e katërqind mijë euro. Po ashtu për shpenzime administrative të divizionit të informatikës, prej janarit të këtij viti, Korporata Energjetike ka shpenzuar afër 218 mijë euro.

Korporata Energjetike e Kosovës i ka koncentruar fort shpenzimet e saj në fushën e teknologjisë informative. Ani pse në proces të privatizimit vetëm gjatë këtij viti i ka shpenzuar mbi një milion e katërqind mijë euro.

Burime të gazetës Express tregojnë se kjo kompani po investon edhe në harduerë e softuerë pa nevojë vetëm që të gjuajë para në këtë sektor. Vetëm për shpenzime administrative të Divizionit të Sistemit të Informatikës, kjo korporatë energjetike i ka ndarë 217.923 mijë euro.

Këtë e kanë thënë edhe vetë zyrtarët e Korporatës.

Në këto rrethana, për të përmbushur objektivat nga Divizioni i Sistemit të Informatikës, nga janari i këtij viti e deri tash janë shpenzuar në total 1,402,802.21 euro.

Zëdhënësi i kësaj korporate, Viktor Buzhala, tregon se për pajisje të sistemit të serverëve KEK i ka ndarë 463,248.77 euro, ndërsa për pajisje të infrastrukturës së rrjetit komunikues 294,020.34 euro.

“KEK për shpenzime tjera të harduerit i ka shpenzuar 52,251.71 euro, për zsete softverike si aplikacione operuese, aplikacione të sistemit dhe licenca softuerike diku 375,356.79 dhe për shpenzime tjera administrative të ndërlidhura me sistemin informatik – 217,923.6 euro”, ka treguar Buzhala.

Uji Dea

Detyrat dhe objektivat e Divizionit të Sistemit Informativ në KEK, sipas zyrtarit Buzhala, janë përkrahja në aspektin e qarkullimit dhe sigurisë së informatës, shërbimeve të komunikimit si dhe ruajtjes, deponimit të besueshëm dhe sigurisë së shënimeve për të gjitha proceset qenësore në KEK.

Sipas kompanisë, sistemi informatik është qenësor si në prodhimin e qymyrit, deri tek prodhimi, shpërdorja, furnizimi, faturimi dhe inkasimi i energjisë.

“Në lidhje me shërbimet e lartcekura flasim për asete të vlerës prej disa qindra milionë euro, ofrim shërbimesh dhe shënime përreth 450 mijë konsumatorë dhe rreth 7 mijë e 500 të punësuar. Te gjitha këto shërbime janë të shpërndara në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Drejtuesit e KEK’ut deklarojnë se vetëm për pjesën e distribucionit, shërbimet e SI’së ofrohen për shtatë zyra kryesore, 90 arka dhe zyra tjera si dhe 40 nënstacione 35/10 në tërë vendin .

Para disa ditësh, Zyra e Auditorit Gjeneral ka përpiluar një raport për blerjen ë pajisjeve teknologjike në krejt institucionet e Kosovës. Në këtë raport thuhet se institucionet po investojnë në këtë sektor shumë edhe kur nuk po kanë nevojë. Pos kësaj, tendertë në këtë sektor, sipas raportit të auditorit, po përcillen me shumë shkelje dhe keqpërdorime.

Drejtuesit e Zyrës së Auditimit shprehën edhe shqetësimet e tyre në disa çështje për këtë fenomen të TI’së.

“Shprehim shqetësimin tonë se niveli i tanishëm i vlerësimit të nevojave nga institucionet është i pamjaftueshëm, për shkak se bazohet kryesisht në buxhetin e vitit paraprak dhe në kërkesat individuale të stafit”. Shqetësim për ta mbetet edhe përfshirja e pakët e specialistëve të TI’së, si në vlerësimin e nevojave, ashtu edhe në përcaktimin e karakteristikave të pajisjeve të TI’së dhe së treti, megjithëse institucionet kanë aplikuar procedurën e hapur të prokurimit, jo në të gjitha rastet kanë rezultuar me çmimet më të ulëta.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.