Miliona euro për subvencione për fermerë, prodhuesit e qumështit importojnë qumësht pluhur
Me vite qeveritë kanë dhënë miliona euro subvencione për fermerë, me qëllim të mbështetjes së prodhimeve vendore, por ka dyshime që jo të gjithë prodhuesit vendor të produkteve të qumështit dhe bulmetit e përdorin qumështin e freskët të fermerëve. Në të shumtën e rasteve ata e zëvendësojnë atë me qumësht pluhur dhe me produkte tjera siç është vaji i palmës dhe proteinave të tjera.
Jo 1 mijë kilogramë por miliona kilogramë qumësht pluhur, vaj palme importohen gjatë një viti në Kosovë. Të cilat ka dyshime që përzihen me qumështin dhe më nën produktet e tij nga kompanitë e përpunimit të qumështit në Kosovë. Kjo dukuri e përcjell vendin prej vitesh, thotë për “IndeksOnline’ kryetari i Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës Ramadan Memaj.
Nëse bazohemi në të dhënat e doganave të Kosovës, për periudhën janar të vitit 2022 deri tash në Kosovë janë importuar mbi 1 milionë kilogram qumësht pluhur.
Ndërsa sipas Memaj, diku rreth 3-4 milionë litra vaj palme përllogaritet që janë importuar nga viti 2018 deri tash. Produkt ky që përdoret për prodhimin e qumështit dhe nën produkteve të tjera.
Memaj, thotë se janë diku rreth 40 kompani që merren me prodhimin e qumështit dhe produkteve të saja. Sipas tij qeveria do të duhej bashkë me subvencione dhe grante të vendos edhe masa për mbrojtjen e e produkteve të kundërtën nuk ka efekt , pasi sipas tij ato edhe mund të falimentojnë nëse nuk kanë masa mbrojtëse.
“Pas pandemisë kemi zbritje të çmimeve të vajit të palmës dhe përzierjeve të ndryshme dhe unë po frikësohem se edhe masat që është duke i ndërmarr qeveria e Kosovë me subvencione dhe grante, mirëpo në mënyrë direket këto prodhime tani i rrezikojnë edhe këto subvencione. Besoni që shumë shpejt mundet me erdh pozitën ku ishim më herët, ku për shembull në një anë subvencionohen dhe ndihmohet prodhuesit vendor, kurse në anë tjetër nuk kanë mbrojtje. Dhe mungesa e mbrojtjes shkakton një lloj rreziku direkt edhe tek investim që është duke i bërë qeveria e Kosovës“, tha Memaj.
Ai ka shtuar se qeveria i ka në fokus fermerët, mirëpo gjitha hallkat tjera kanë mbet të pa mbuluara dhe kryesisht është zbatimi ose implementimi i masave mbrojtëse, aplikimi i masave mbrojtëse.
“Këtu është një vakum i cili po e përcjell edhe qeverinë e tanishme me sa unë kam informacione , nuk është se po ndërmerren masa që të ketë një lloj sigurese çka do të ndodh në qoftë se pas dy muajve kemi teprica prapë në Kosovë. Krejt këto masa mbrojte , miliona që shkojnë për ta ndihmuar prodhuesin vendor që në këtë rast është fermeri në qoftë se ai detyrohet prapë me e hedh qumështin , ose me i mbyll ferma. Atëherë kemi ardhur në pozitën ku kemi qenë për fat të keq para disa viteve. Kjo do të rezulton me zvogëlim të mëtutjeshëm të sasisë së qumështit në Kosovë me mbyllje të fermave dhe faktikisht kur njerëzit kanë sot zgjidhje tjera më të lehta atëherë me siguri nuk janë në gjendje me e bajt një projeksion të tregut çfarë e kanë bartë gjatë gjithë këtyre viteve“, tha Memaj. /IndeksOnline/
Ditët në vazhdim “IndeksOnline” do të ju sjell detaje të hulumtimit të industrisë së qumështit, kompanitë që përdorin këtë lloj vaji dhe sasinë e përdorimit./Indeksonline/