ARKATANA

Miliona euro për pagat dhe luksin e deputetëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për vetëm katër muaj deputetët e Kosovës kanë marrë mbi 1.3 milion euro paga dhe mëditje, kanë shpenzuar 30 mijë euro për dreka zyrtare, rreth 22 mijë euro kanë bërë shpenzime telefonike, përderisa për udhëtime dhe për mëditje gjatë vizitave jashtë vendit kanë marrë rreth 30 mijë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Mbi 1.3 milion euro ka shpenzuar Kuvendi i Kosovës për pagat dhe për mëditjet e deputetëve vetëm gjatë katër muajve të fundit të vitit të kaluar, përkatësisht në shtator, në tetor, në nëntor dhe në dhjetor të 2017-s.

Sipas raporteve financiare të legjislativit të vendit, gjatë kësaj periudhe kohore janë shpenzuar edhe më shumë se 14 mijë euro për udhëtime zyrtare.

KKVITI

Gazeta “Zëri” ka analizuar edhe shpenzimet tjera të Kuvendit, në të cilat shihet se për dreka zyrtare të zgjedhurit e popullit kanë shpenzuar rreth 30 mijë euro.

Ndërkohë, Kuvendi nuk ka publikuar ende shpenzimet e deputetëve për vitin 2018, ndonëse tashmë po bëhen 5 muaj qyshkur ka nisur viti.

Përkundrazi, nga Kuvendi i Kosovës kanë thënë për gazetën “Zëri” se raporti financiar për tremujorin e parë të vitit 2018 do të publikohet pasi të shqyrtohet në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.