RCCOLA

Miliona euro për avokatët e huaj

/ 2 minuta lexim

Qindra mijëra euro, bile edhe miliona kanë marrë dhe vazhdojnë të “vjelin” avokatët e huaj, në mbrojtje të ish- drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngritja e akuzave ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së është shndërruar në biznes të levërdishëm për avokatët ndërkombëtarë.

Së fundmi Terree Boëers, avokat amerikan, është angazhuar në mbrojtjen e kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, për akuzat e ngritura ndaj këtij të fundit nga prokurori i EULEX-it. Më herët avokatë ndërkombëtarë kishin angazhuar edhe Fatmir Limaj dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Janë përfolur shifra të ndryshme të parave të kenë marrë avokatët ndërkombëtarë nga këta klientë kosovarë, ndonëse zyrtarisht kjo mbetet marrëveshje interne mes tyre. Ndërkohë që shumë zëra pyesin se prej nga po vijnë këto para të majme për të paguar avokatët ndërkombëtarë.

Të dyshuar se kanë kryer krime lufte në zona të ndryshme operative nëpër Kosovë, ushtarët e dikurshëm tashmë në cilësinë e të akuzuarve nuk bëjnë publike paratë që po i ndajnë për ta paguar mbrojtjen. Pagesat jo vetëm për opinion janë sekret, tarifat e avokatëve të huaj nuk i di as edhe institucioni i pavarur i avokatëve të Kosovës të cilët licencojnë këta avokatët që vijnë nga jashtë.

Fidanishtja

Avokatët me çmimore të veta

Kryetari i OAK-së, Ibrahim Dobruna, thotë se që nga 15 qershori i këtij viti kur ka hyrë në fuqi Ligji mbi avokatinë, në Kosovë lejohet licencimi i avokatëve nga shtetet e BE-së dhe Amerika dhe se deri më tani janë licencuar dy avokatë, njëri amerikan dhe tjetri gjerman.

Ai thotë se ata punojnë me çmime të veta dhe jo me të Odës së Avokatëve, ndërkohë që shumat mbesin konfidenciale…(Zëri)