RCCOLA

Miliardat shkojnë në xhepat e oligarkëve

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Mungesa e sundimit të ligjit, me pasoja të rënda ekonomike
Informaliteti, evazioni fiskal dhe kontrabanda dëmtojnë buxhetin

Deri në 40 për qind llogaritet të jetë ekonomia e zezë në Kosovë, ndërsa veprimet institucionale nuk e kanë zvogëluar këtë dukuri, që pasuron paligjshëm një pjesë të bizneseve dhe pushtetarët që mund të jenë të lidhur me ta

Të gjitha të dhënat që flasin për shkallën aktuale të informalitetit dhe evazionit fiskal në vendin tonë tregojnë se ka një rritje rekorde. Studimet e bëra nga OJQ-të vendore dhe asociacionet e biznesit flasin se kjo shkallë, e asaj që njihet ndryshe si ekonomia e zezë në vendin tonë, arrin në kuota të larta, rreth 40 për qind dhe kjo i afrohet shifrës së afro dy miliardë eurove gjatë një viti kalendarik, të cilat mbesin jashtë buxhetit të shtetit.

Mobi Casa

Analizat e bëra nga hulumtime të ndryshme tregojnë se këtë shkallë të përqindjes së evazionit fiskal e rrit sidomos pjesa veriore e Mitrovicës, ku ATK-ja nuk ka arritur të shtrihet asnjëherë. Megjithëse Qeveria e Kosovës për vite të tëra kishte vendosur formalisht në prioritetet e politikave të saj parandalimin e ekonomisë joformale, korrupsionit dhe formave tjera të ekonomisë së zezë, rezultatet kanë munguar.

Joformaliteti merr një buxhet të tërë

Nga një hulumtim i Qendrës për Hulumtime Strategjike e Sociale (STRAS) konstatohet se me gjithë shkallën e lartë të ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal institucionet e thirrura për të luftuar këtë fenomen, Doganat dhe ATK-ja, janë duke e kryer punën e tyre në zvogëlimin e këtij fenomeni, ndonëse jo në nivelin e pritur. Drejtori i STRAS-it, Ibrahim Rexhepi, bën të ditur se për Kosovën ka studime që thonë se ekonomia joligjore kalon edhe mbi 40 për qind.”Është një vlerësim edhe i hulumtimeve të tjera se nuk ka një matje precize të nivelit të joformalitetit. Por, ka të dhëna që prej shkallës minimale të joformalitetit prej 27 për qind shkojnë në 35 për qind, po ka edhe të dhëna që shkojnë edhe mbi 40 për qind. Nga kjo vërejmë se joformaliteti, sipas kësaj përqindje, merr një buxhet të tërë vjetor të shtetit të Kosovës”, thotë Rexhepi. Gjithashtu, në këtë konstatim është arritur duke krahasuar të hyrat në vitin 2008 dhe 5 vjet më vonë në 2013, ku të hyrat pothuajse janë dyfishuar./kosova sot/