ARKATANA

Miliardat e Kosovës, në xhepat e oligarkëve

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Analistët theksojnë se Qeveria duhet të ndjekë politika të tjera ndaj kontraktuesve të punëve me vlera të larta, duke favorizuar firmat dhe punëtorët vendas. Ata thonë se tashmë ka kompani së cilave pajisjet, me disa qindra e mijëra euro, u kanë mbetur pa punë, teksa edhe një numër i konsiderueshëm i firmave të ndërtimit të rrugëve kanë falimentuar ose janë buzë falimentimit.

Efektet minore të investimeve kapitale

Projektet si autostradat gjenerojnë punë përkohësisht

Analistët theksojnë se Qeveria duhet të ndjekë politika të tjera ndaj kontraktuesve të punëve me vlera të larta, duke favorizuar firmat dhe punëtorët vendas. Ata thonë se tashmë ka kompani së cilave pajisjet, me disa qindra e mijëra euro, u kanë mbetur pa punë, teksa edhe një numër i konsiderueshëm i firmave të ndërtimit të rrugëve kanë falimentuar ose janë buzë falimentimit.

Investimet e gjertanishme kapitale në infrastrukturën e vendit, ani pse kanë qenë pozitive dhe prosperuese për vendin, sipas njohësve dhe specialistëve të fushës së ekonomisë, nuk janë shikuar dhe analizuar me kujdes nga ana e Qeverisë së Kosovës, ngase po të ishte më e vëmendshme, e zhdërvjelltë dhe vigjilente kjo e fundit përfitimet nga ato investime do të ishin të dyfishta. Kjo pasi, sipas analistëve, kur Qeveria do të shpallte tenderin e caktuar, përkrah respektimit të Ligjit për konkurrencën e lirë, atij për tenderët dhe për prokurimin publik, ajo përkitazi mundet dhe ka kompetencë të bisedojë dhe të imponojë edhe angazhimin e fuqisë punëtore të vendit për projektet që realizohen në vend, e të cilat i merr eventualisht ndonjë operator i jashtëm.

ARKATANA

Andaj, në këtë drejtim është shtruar edhe pyetja se përse investimet e mëdha kapitale, siç janë autostradat, por edhe të tjerat, nuk kanë dhënë e as nuk po japin efekte në punësimin e qytetarëve të vendit? Bankieri dhe njohësi i çështjeve të ekonomisë, Milazim Abazi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se autostradat janë shumë të nevojshme për vendin dhe duhet të vazhdohet edhe më tutje të ndërtohen, ngase janë të domosdoshme për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit, por, sipas tij, fatkeqësisht deri më sot Kosova ka lidhur kontrata tejet të pafavorshme për ndërtimin e tyre.

Punëtorët vendas u shkelën

“Në të gjitha rastet kontratat kanë qenë shantazhuese, duke lidhur kontrata me çmime të larta e duke mos marrë pjesë fare biznesi vendor. Edhe ata pak punë- torë që kanë marrë pjesë në ndërtimin e autostradave janë trajtuar si skllevër modernë, duke punuar me orare të tejzgjatura e me pagesa minimale”, ka vijuar më tej Abazi.

Ai ka nënvizuar se në të ardhmen Qeveria duhet që ta ketë parasysh se në ndërtimin e autostradave shumica e parave të mbesin në Kosovë. Ekonomisti Nehat Emrullahu thotë se duhet pranuar se për nivelet e larta politiko-biznesoreoligarkike projektet kapitale mbetën me interes të shumëfishtë. Sidomos ai nënvizon se duhet dalluar atëherë kur mungesa e transparencës është brenda projektit.”Grupet e Interesit” lobojnë fuqishëm për realizimin e këtyre projekteve, që nënkupton se përmes këtyre projekteve realizojnë projekte në nivel të shtetit për interesa qytetare dhe për interesa personale dhe klanore”. Ai më tej ka nënvizuar se tashmë ka kompani së cilave pajisjet me disa qindra e mijëra euro u kanë mbetur pa punë, teksa edhe një numër i konsiderueshëm i firmave të ndërtimit të rrugëve kanë falimentuar ose janë buzë falimentimit./kosova sot/