Mobi Casa

Miliardat e asfaltit pasuruan oligarkët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeverisë i kërkohet të rishikojë prioritetet e investimit

Analistët e ekonomisë vlerësojnë se investimeve kapitale në rrugë iu dha përparësi, për shkak të vjedhjes së fondeve publike, ndërsa efektet ekonomike ishin simbolike

Deputetë të opozitës, analistë të ekonomisë dhe ish-drejtues të OEK-ut, kanë bërë kritika të mëdha në adresë të të gjitha qeverive, duke i akuzuar pushtetarët se shumicën e parave të buxhetit i kanë shpenzuar vetëm për asfaltime rrugësh.

HW

Sipas tyre, tash e tutje paratë e buxhetit nevojitet që mos të shkojnë vetëm për asfalt, por edhe për zhvillim ekonomik. Analistët kanë sugjeruar Qeverinë aktuale se si të përcaktohen prioritetet e investimet nga ana e Qeverisë, e jo si është bërë deri më tash nga garniturat e pushtetarëve që moto të punës së tyre e kanë pasur vjedhjen e fondeve publike aty ku është më lehtë. Qeveria aktuale duket se ka një kurs pak më ndryshe, por zbatimi i planeve mbetet joserioz.

Besnik Bislimi, deputet opozitar nga Lëvizja “Vetëvendosje!” tha për ” Kosova Sot”, se nëse shikohen prioritetet e deklaruara të Qeverisë aktuale, nuk mund të konkludohet se mjetet buxhetore do të shpenzohen për asfalt, por drejtpërdrejt për projekte që mbështesin rritjen ekonomike. “Pse kjo nuk ndodh pastaj në implementim të politikave është çështje tjetër dhe më shumë ka të bëjë me seriozitetin e Qeverisë se sa me prioritetet e deklaruara”, ka thënë ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.