Uji Dea

Milani vihet pas Rrahmanit, pritet ofertë që në janar

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit, nuk ka luajtur kurrë këtë sezon me ekipin që nënshkroi, duke qëndruar gjithmonë në stol dhe duke pritur debutimin.

Por për mbrojtësin shqiptar duket se ka dritë në fund të tunelit.

Mediumet italiane shkruajnë se interesim për shërbimet e Rrahmanit ka shprehur lideri aktual i Serie A, Milani.

Madje, thuhet se Milani po e përgatit ofertën për ta bindur Napolin që ta lirojë Rrahmanin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mobi Casa

Te Milani, po e shohin Rrahmanin si zgjidhje të mirë dhe të lirë për të lënduarin Simon Kjaer dhe tashmë trajneri Stefano Pioli ka dhënë dritën e gjelbër për mbrojtësin e Kosovës.

Rrahmani para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Napolit pas paraqitjeve të mira me fanellën e Veronas edicionin e shkuar.

Ai ka kontratë me skuadrën e Napolit deri në verën e vitit 2024. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.