Eko Higjiena

Milani e Roma, në garë për Januzajn

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Adnan Januzaj mund të përfundojë në Serie A gjatë këtij muaji. Milani dhe Roma i kërkojnë shërbimet e mesfushorit kosovar të Real Sociedadit

Adnan Januzaj është bërë objektiv i klubeve të mëdha italiane, shkuan Gazeta Express.

Mesfushori kosovar po luan me sukses në futbollin spanjoll viteve të fundit, ku po i mbron ngjyrat e Real Sociedadit.

E tash, e përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se interesim për përfaqësuesin belg kanë shfaqur Milani dhe Roma.

UBT

“Giallorossi” e shohin futbollistin istogas si alternativë te Politanos, i cili mund të përfundojë në Milan.

Nga ana tjetër, “Rossoneri” po planifikojnë ta shesin Suson dhe me ato para ta blejnë më pas Januzajn, ose eventualisht ta huazojnë nga Real Sociedadi.

Januzaj mund të luajë në të dy krahët dhe Milani është në kërkim të lojtarit të tipit të tillë.

Edhe në të kaluarën, gjiganti italian e donte Adnanin, në kohën kur ishte pjesë e Manchester Unitedit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.