Eko Higjiena

Milan synon transferimin e Edon Zhegrovës

/ 2 minuta lexim
HW

E ardhmja e Edon Zhegrovës lidhet me Serie A. Milani e ndjek prej kohësh sulmuesin e djathtë, por lojtari i talentuar dardan pëlqehet shumë edhe nga Napoli.

24-vjeçari aktivizohet me Lille në Ligue 1, klub me të cilin kuqezinjtë nga Milano kanë prej kohësh marrëdhënie të shkëlqyera.

Nga Lille janë siguruar përforcime fantastike si Rafael Leao dhe portieri Mike Maignan. Zhegrova numëron 4 gola dhe 5 asiste gjatë këtij sezoni me skuadrën franceze.

Shtypi italian shkruan se Zhegrova cilësohet nga dyshja Maldini-Massara si investimi i duhur për krahun e djathtë të sulmit të skuadrës së Piolit.

Uji Dea

Lojtari dardan, autor i 28 ndeshjeve dhe 3 golave me përfaqësuesen e Kosovës, pëlqehet për teknikën e lartë dhe aftësitë dribluese në lojën një kundër një.

Zhegrova është një sallaks të cilit i pëlqen të niset në të djathtë, por mund të bëjë mirë edhe në krahun tjetër. Edhe pse atje është i paprekshëm Leao.

11 vite më parë, Zhegrova bëri një provë te Milani, por kalimi te “Djalli” nuk u realizua për arsye burokratike. Kartoni i tij vlerësohet 10 milionë euro nga drejtuesit e Lille.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.