Milaim Zuzaku: Jemi të përgatitur për ta mposhtur Llapin
Gjilan – Pas pushimit një javor për shkak të ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës me Ukrainën, rikthehet Superliga e Kosovës në mesjavë me derbi të madh në mes Dritës dhe Llapit nga Podujeva.
Skuadra mysafire Llapi e cila gjatë 8 javëve po kryeson renditjen tabelare me 17 pikë, do të jetë mysafire e Dritës e cila pozicionohet në pozitën e 4 me 12 pikë.
Trajneri i “bardh e kaltërve” të Dritës, Milaim Zuzaku, ka shfrytëzuar maksimalisht gjatë tërë javës koordinimin me futbollistët e tij për derbin i cili zhvillohet nesër të (martën) duke filluar në ora 15:00.
“Skuadra e Llapit është një skuadër shumë e fort me futbollist të dëshmuar në futbollin e Kosovës dhe rastësisht nuk është lidere në Superligë. Llapjanët gjatë 8 javëve kanë treguar lojëra të mira duke dëshmuar se janë konditat serioz për titull, ne si skuadër
gjatë tërë javës kemi ushtruar variantet tona duke u përmirësuar aty ku mendojmë se jemi pak më të papërgatitur, ne po hymë në një formë të mirë të lojës kjo është vërejtur edhe në disa takime të fundit dhe së bashku me futbollistët e mijë do t’ja dalim t`i shkaktojmë humbje liderit Llapit”, shprehet Zuzaku.
Trajneri Milaim Zuzaku ka bërë të ditur se shkallët e stadiumit nesër do të jenë të stërmbushura me tifozët e Dritës “Intelektualët”.
“Nesër do të jetë festë në shkallët e stadiumit ashtu siç din dhe munden tifozët tanë “Intelektualët”, do të japim gjithçka nga vetja që në fund të ndeshjes ta ndajmë gëzimin me futbollistin tonë të 12-të “Intelektualët”.
Në radhët e Dritës do të mungon pas lëndimit Drilon Musa duke shpresuar se në javën e ardhshme do të jetë i gatshëm për lojë dhe Leotrim Kryeziu i cili gjendet në Austri me Përfaqësuesen U19./rajonipress/

