Eko Higjiena

Milaim Zuzaku: Drita kërkon fitore në derbi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Derbi i së shtunës në stadiumin e qytetit në Gjilan në mes Gjilanit dhe Dritës, do të zhvillohet pa aspirata, pikët e fituara nga kjo ndeshje nuk qojnë ndonjë peshë të madhe, por gjithsesi rivaliteti në mes dy klubeve kanë bërë, që dy protagonistët e derbit të kërkojnë fitore.

Drita në këtë përballje luan në cilësinë e mysafires, Drita është në një pozitë tejet të vështirë e cila sipas të gjithave gjasave për herë të tretë shpëtimin e saj do ta kërkon nëpërmjet barazhit.

Drita në ndeshjen e barazhit mund të takohet me dy skuadrat të cilat renditen në pozitën e 3-4 në Ligën e Parë, Vllazninë e Pozhoranit apo Dukagjinin.

FIDANISHTJA

Trajneri i “bardh e kaltërve” të Dritës, Milaim Zuzaku, kërkon nga djelmoshat e tij fitore ndaj rivalit lokal Gjilanit edhe pse një gjë e tillë do të jetë mjaft vështirë.

“Në derbi gjithmonë të gjitha opsionet janë të mundshme është një rivalitet i madh, por unë kërkoj angazhim të madh të futbollistëve të mijë në këtë derbi, e di se do të jetë vështirë por duam që shikuesit tanë t`i shpërblejmë me fitore, ndërsa tifozëve “Intelektualëve”, ju bëj një porosi të veçantë që të dëshmojnë se janë më të mirët në vend dhe në këto momente të vështira të klubit të cilat po i kalon të tregojnë se janë futbollisti i ynë i 12-të, ashtu siç kanë qenë tërë edicionin e garave”. /sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.