GRANDEMALL

Milaim Rama i tregon gjasat e Zvicrës në Kupën e Botës, flet edhe për shqiponjat e Xhakës e Shaqirit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Milaim Rama në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7 ka folur rreth atmosferës në Zvicër, si dhe gjasave të kësaj kombëtareje në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ish-reprezentuesi i Zvicrës, njëherit edhe futbollisti i parë që luajti në Kampionat Evropian me këtë vend, tha se tani për tani nuk është një atmosferë “e nxehtë”, shkruan Gazeta Express.

“Interesimi ka qenë deri më tani i zbehtë. Uroj të ndryshojë nesër, pasi Helvetikët e zhvillojnë ndeshjen e parë”, tha ai.

“Si një ish-futbollist i kombëtares, dëshira është për të kaluar këtë grup të vështirë, ndoshta më të vështirin. Sidoqoftë, besoj shumë të kjo skuadër, sepse në brendësi ka lojtarë nga të gjitha ligat evropiane. Edhe pse përball ka Brazili, Serbinë e Kamerunin, Zvicra mendoj se e kalon grupin, edhe pse me vështirësi”, shtoi Rama.

Eco Higjiena

Milaim Rama tutje foli edhe për shqiponjën e famshme të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, nga Kupa e Botës 2018.

“Para një muaji, Federata e Zvicrës vendosi që të mos përsëritet shqiponja kësaj here në Katar. Personalisht e gjykoj si jo të drejtë. Edhe këtu është raportuar se nuk do të përsëritet. Ndoshta ka qenë një presion nga Federata e Serbisë. Djemtë janë pajtuar që të mos përsëritet, urojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe Zvicra të dalë fituese ndaj Serbisë”, nënvizoi Rama.

Kurse, në pyetjen se a pret që një festim i tillë të përsëritet sërish nga futbollistët shqiptarë, Rama tha: “Nuk e di. Ndoshta përsëri mund të ketë emocione dhe djemtë të jenë nervozuar. Edhe mund të ndodhë kjo. Shpresoj që jo, por në fund të dalin fitues”.

Zvicra të enjten e luan ndeshjen e parë në kuadër të Grupit G. “Helvetikët” do të përballen me Kamerunin. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 11:00. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.