Milaim Kosumi, njëri nga kandidatët më serioz dhe më kredibil për postin e drejtorit të spitalit në Gjilan

Gjilan – Milaim Kosumi është njëri nga kandidatët më serioz dhe më kredibil për postin e drejtorit. Kosumi ka të përfunduar aftësime të shumta profesionale në Turqi, Belgjikë, Kroaci, Greqi dhe ka të botuara punime shkencore në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Ka titullin doktor shkence dhe është i angazhuar edhe në fushën universitare. Të gjitha kriteret e parapara me konkurs i plotësojë dhe ju sigurojë se do të jem zëri i fuqishëm i ngritjes së spitalit të Gjilanit në nivelin profesional, duke ngritur edhe shkallën e edukimit dhe përgjegjësisë. Nëse do të zgjidhem në këtë pozitë përfitues në radhë të parë do të jenë pacientët dhe ekspertët e rinj shëndetësor shprehet Kosumi.
Në konkursin për drejtor në spitalin e Gjilanit kanë konkurruar disa kandidatë, ndërsa bije në sy kandidatura e Milaim Kosumit, njëri nga specialistët më të mirë të kirurgjisë së përgjithshme.
Kosumi i plotëson të gjitha kriteret e parapara me konkurs, meqë ka edhe thirrjen akademike dhe pritet të jetë kandidati më serioz për këtë pozitë.
Kosumi i kontaktuar nga rajonipress tha se ka aplikuar edhe pse e din natyrën e këtyre konkurseve, ku shpesh dëmtohen më të mirët.
”Unë kam konkurruar për të treguar vlerat e mija dhe për të ofruar të gjitha aftësitë dhe përvojën time profesionale. Shtytja ime kryesore është që të vë vetën në shërbim të vendit tim, popullatës pa dallim ngjyre, përkatësie apo shtrese shoqërore. Bagazhi im profesional i ndërtuar ndër vite me mund dhe sakrificë si në aspektin personal po ashtu edhe familjar, janë të mjaftueshme që unë të hem në shërbim të së drejtës, së mirës dhe mirëqenies shëndetësore” tha Kosumi.
Milaim Kosumi thotë se aspektin menaxherial e njeh mirë. “Aspektin menaxherial e njoh në themelet e saj dhe jam i sigurt se aplikimi i aftësive në drejtim të vendosjes së meritokracisë, disiplinës dhe mbarëvajtjes të të gjitha hallkave institucionale brenda Spitalit të Gjilanit do të jetë një shtysë e rëndësishme duke filluar nga personeli mbështetës dhe ai kadrovik, që në vete do të ngërthejë ngritjen e moralit për punë të efektshme dhe ngritje të motivacionit në përgjithësi. Vlerë e shtuar, përveç faktit të përgatitjes shkencore dhe aftësive menaxheriale, armë të fortë kam edhe përvojën 23 vjeçare në këtë institucion, që më kanë mundësuar të njoh në thelb të gjitha problemet shëndetësore, që disa janë morbide dhe lëngojnë për një kohë të gjatë” shtoi Kosumi.
“Kam besimin e plotë se është momenti i fundit të mbizotërojë si kriter përcaktues përgatitja profesionale – menaxheriale dhe assesi mos të vije në shprehje nepotizmi apo përkatësia klanore apo ndonjë devijim tjetër antivlerë” tha Kosumi.
Ndryshe Kosumi gradën doktor shkenca e ka marrë në Universitetin e Tiranë derisa ka aftësime profesionale në Turqi, Greqi, Kroaci, Belgjikë dhe është i certifikuar për Kirurgjinë Laporaskopike në abdomen.
Kualifikime dhe të arritura ka edhe në nivelin ndërkombëtar.
Ndërkaq, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë publike listën e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret e konkursit.
Sipas tyre kandidatët që i kanë plotësuar kriteret janë: Gazim Shala, Mirvete Kurteshi, Milaim Kosumi, Arsim Emini dhe Besim Maliqi.
Kurse kandidatët që nuk i kanë plotësuar kriteret janë :Luan Mustafa dhe Halil Ajvazi të cilëve u ka munguar përvoja menexheriale. /rajonipress/