Mobi Casa

Mikullovci s’e di datën e seancës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci, ende nuk e di datën se kur do të mbahet seanca e radhës e legjislativit, pas dështimit të gjashtë me radhë të koalicionit PAN që ta zgjedhë kryeparlamentarin, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Të enjten e kaluar nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në seancën e Kuvendit ka pranuar se koalicioni PAN nuk i ka numrat për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe ka kërkuar afat shtesë, siç ka thënë ai, më shumë se dhjetë ditë dhe më pak se dy javë.

“Edhe unë jam në pritje të mbajtjes së seancë së radhës, sikur të gjithë qytetarët e Kosovës e si të gjithë deputetët. Nuk e di se çfarë po ndodh”, ka thënë për “Zërin” Mikullovci.

FIDANISHTJA

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje” nuk është shumë i sigurt në konsistencën politike të Behgjet Pacollit, pasi që, siç thotë ai, ky i fundit mund “ të luhatet dhe t’i bashkohet PAN-it”.

“Behgjet Pacolli mundet të luhatet, ai edhe mund t’i bashkohet PAN-it. Do të pres deri të vendosin partitë se kur të thirret seanca e radhës”, u shpreh Mikullovci.

I pyetur për një takim konsultativ të mundshëm mes përfaqësuesve të partive politike, ai ka thënë se nuk e sheh të nevojshëm, pasi që është hera e tretë që po thirret pa ndonjë rezultat konkret.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.