Uji Dea

Miku i Albin Kurtit në Zvicër: Vetëvendosje i do vetëm xhepat dhe votat e mërgatës, po na trajton si hambar jo si tru

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një prej njerëzve më të afërt të Albin Kurtit, Naser Palushi, mik i mirë i tij dhe ish aktivist i Vetëvendosjes në Zvicër, ka reaguar ndaj mesazheve që Lëvizja Vetëvendosje ua ka dërguar mërgatës, duke kërkuar donacione prej tyre.

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes në Zvicër ka thënë se diskursi publik i Vetëvendosjes për mërgatën dhe qasja reale ndaj saj dallon sikur nata me ditën.

“Në diskursin publik të LVV-je vlerësohet lart roli i mërgatës, si në të kaluarën, të tashmen dhe si potencial real për të ardhmen. Mërgata sipas diskursit të saj publik është truri i kombit. Nga ekzistenca e LVV-je argumentet e tregojnë të kundërtën. Mërgata është shfrytëzuar maksimalisht si hambar. Përderisa për të shtyrë një ide ose një program përpara mundësitë gjithmonë kanë qenë minimale, shpeshherë duke hasë në veshë të shurdhër dhe në injorantë. Një gjë që çdoherë kërkohet nga mërgata dhe asnjëherë nuk është refuzuar është paraja dhe vota e saj”, ka shkruar Palushi.

Ai ka shtuar se tani kjo po bëhet në një formë edhe më të vrazhdë, si asnjëherë më parë duke iu kërkuar ndihmë financiare mërgatës me SMS, pikërisht tani kur dihet se LVV ka përfitime milionëshe nga financimi i shtetit.

“Është e turpshme që vetëm në kohë zgjedhjesh të mendosh për mërgatën. Përkatësisht për xhepat dhe votat e saj. Mërgatën gjithmonë e keni trajtuar si hambar dhe jo si tru!”, ka shkruar ish-aktivisti i Vetëvendosjes në Zvicër, duke shtuar se “meqë po kërkohet me FORWARDU, po e bëj.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.