Fundamenti

Miku hebre i Hitlerit

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Pikërisht kur Adolf Hitleri po arrinte kulminacionin e fuqisë së tij në vitin 1935, del në sipërfaqe skandali, i cili rrezikon të rrënojë çdo gjë. “Pastruesi” kryesor i Hitlerit për çështje racore, Emile Maurice, njëri nga udhëheqësit më të respektuar të Partisë Naziste, me kartelën e anëtarësimit më numër 99, njeriu numër dy në radhët e SS (Hitleri ishte njeriu numër një), truproja i Hitlerit dhe miku i tij shumëvjeçar me prejardhje është-hebre!

Është pranvera e vitit 1935 në Gjermaninë, e drejtuar që dy vite nga udhëheqësi nazist, Adolf Hitler. Planet e tij po rrjedhin siç ishte paraparë: kryesonte i papenguar me grusht të hekurt, opozita ishte shkatërruar, ndërsa histeria anti-hebrenje ishte afër të arrinte kulminacionin. Por pikërisht në këtë moment del në sipërfaqe skandali, i cili rrezikon të rrënojë çdo gjë. “Pastruesi” kryesor i Hitlerit për çështje racore, njëri nga udhëheqësit më të respektuar të Partisë Naziste, me kartelën e anëtarësimit më numër 99, njeriu numër dy në radhët e SS (Hitleri ishte njeriu numër një), truproja i Hitlerit dhe miku i tij shumëvjeçar me prejardhje është-hebre!

Për shkak të mikut të tij të vjetër, Hitleri do të shkelte të gjitha parimet e tij anti-semitiste. Për shkak të tij rrezikoi edhe reputacionin e tij “arian”. U grind madje edhe me shefin e SS-it, Heinrich Himmlerin. Dhe përkundër të gjitha këtyre gjërave, ai nuk kishte asnjë pikë mëshire ndaj hebrenjve. Përkundrazi, pas vetëm katër muajve Hitleri prezantoi në Gjermani ligjet famëkeqe të Nyrnbergut, të cilat në fakt vulosën fatin e mbi 6 milionë hebrenjve.

Rrëfimi fillon në vitin 1919, kur austriaku 30 vjeçar, Adolf Hitlerin, njoftohet me Emile Maurice dy vjet më të vjetër, me prejardhje franceze. Të joshur nga retorika anti-semitiste e Partisë së Punëtorëve Gjermanë, që të dy anëtarësohen në parti. Hitleri si anëtari i 55-të, ndërsa Maurice si i 99-ti.

Dy miqtë e ri ngritën në hierarkinë e partisë, e cila kishte ndërruar emrin në Partia Nacional-Socialiste e Punëtorëve të Gjermanisë. Në vitin 1920, Maurice emërohet kryesues i grupit SA në kuadër të partisë, i cili kishte për obligim të kryente punët e ndyra dhe përgjegjës për siguri gjatë tubimeve të nazistëve. Tri vjet më vonë, Maurice bëhet truproja i parë i Hitlerit, i cili në ndërkohë ishte vendosur në krye të nazistëve.

Ndërmjet Hitlerit dhe Maurice vendoset një lidhje më e fuqishme.

Pas puçit të dështuar të Mynihut, në vitin 1923, Hitler dhe Maurice arrestohen nën akuzat për tradhti dhe dënohen me burg. Popullariteti i Hitlerit po shënonte rritje të vazhdueshme, prandaj ai dhe Maurice kishin status të privilegjuar në burg.

Pjesa më e madhe e fotografive të bëra në atë periudhë paraqet Hitlerin dhe Maurice si shokë të pandashëm.

Hitleri në burg qëndroi vetëm një vit dhe pas lirimit të tij, së bashku më Maurice formon njësinë famëkeqe SS. Hitleri merr kartelën e anëtarësimit me numrin një, ndërsa Maurice me numrin dy, por Maurice mbetet truproje dhe vozitës i Hitlerit.

Mobi Casa

Në shoqërinë paranoike gjermane të asaj kohe filluan të përhapën spekulimet se Hitleri ishte homoseksual dhe se ai nuk po mund ti bënte ballë bukurisë së truprojës së tij. Këtë teori sot e mohojnë pjesa më e madhe e historianëve dhe ekspertëve, edhe pse disa të tjerë theksojnë se “homoseksualiteti i Hitlerit është dëshmuar”.

Ndoshta Hitler dhe Maurice nuk kanë qenë homoseksualë, por ata kanë ndier dashuri për të njejtën femër-Angela Raubalin, mbesën e Hitlerit, vajzën e gjysmë-motrës së tij. Geli, siç e quanin, kishte vetëm 17 vjet kur në vitin 1929 shkoi për të jetuar te “xhaxha Adolfi”. Edhe pse kishte lidhje gjaku me të, Hitleri u dashurua në të, por për shkak të karrierës së tij politike nuk deshi të martohej.

Por kur Geli më në fund u dashurua, zgjedhja e saj nuk ishte Hitleri. Hitleri u tërbua nga xhelozia, kur kuptoi se Geli ishte dashuruar në mikun e tij më të ngushtë, Emil Maurice. Hitleri shkarkoi Maurice, ndërsa Gelin e shndërroi në një të burgosur: asaj nuk i lejohej që të dilte pa përcjellje nga banesa e saj në Mynih.

Nën ndikimin e trysnisë psikologjike nga ana e Hitlerit, Geli bëri vetëvrasje më 18 shtator të vitit 1931 dhe atë me pistoletën e Hitlerit.

Vitet kaluan dhe plagët u shëruan. Maurice vazhdoi të përparojë në shërbimin SS. Në pranverën e vitit 1935, Maurice vendosi të martohej. Të gjithë anëtarët e SS, për shkak të pastërtisë racore, duhej të kërkonin leje për t’u martuar dhe duhej të dëshmonin se deri prapa në vitin 1750 nuk kanë pasur paraardhës hebrenj. Por pas kontrollit, u dëshmua se Emile Maurice kishte një paraardhës hebre, stërgjyshin e tij, Charles Maurice Shvarzenberger, i cili kishte themeluar teatrin “Talia” në Hamburg.

Heinrich Himmler, shefi i SS, kërkoi dëbimin e Maurice nga SS, por Hitleri as që desh të dëgjojë. Në fund gjetën një kompromis: Maurice ju lejua që të mbetet në SS si “arian nderi”, titull të cilin ja dha personalisht Hitleri. Në anën tjetër, Himmler largoi të gjitha fotografitë dhe dokumentet e Maurice nga SS dhe ndaloi që pasardhësit e tij, apo ndonjë anëtar i familjes së tij të pranoheshin në SS.

Me titullin “arian nderi”, Maurice pati një jetë të mirë si shërbyes shtetëror. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ka shërbyer dy vjet si oficer në forcat ajrore, ndërsa pas kapitullimit të Gjermanisë naziste, ai për katër vjet ju nënshtruar procesit të denacifikimit.

Maurice ka vdekur në vitin 1972. Disa vite më vonë, familja e tij shiti për 26 mijë dollarë të gjitha kujtimet e Maurice ka periudha e nazizmit. Blerësi theksoi se familja ka shitur këto gjëra me insistimin e njërit prej djemve të Maurice, i cili u konvertua në hebre ortodoks.

Pas skandalit në lidhje me prejardhjen hebraike të Maurice, Hitleri nuk ishte në gjendje të mbante lidhjet e ngushta me mikun e tij, por nuk e kishte harruar. Disa ditë para se të bënte vetëvrasje në Berlin, duke u ankuar se nuk kishte vrarë më shumë hebrenj, Hitleri në dhomën e tij kërkoi ngushëllim në dy fotografi-atë të nënës së tij, Klares dhe mikut të tij të vjetër, Emile Maurice. Hebraikut që e ka dashur.