Mikrofinancat zbrazin “xhepat” e qytetarëve
Ndonëse kanë përfunduar vitin me miliona euro fitim, institucionet mikrofinanciare vazhdojnë të mbajnë të larta normat e interesit në kredi.
Si bankat komerciale, ashtu edhe institucionet mikrofinanciare u rritën dukshëm e derisa në anën tjetër kompanitë janë në krizë të rëndë ekonomike e ku shumë prej tyre edhe e kanë shuar veprimtarinë, që kishin ushtruar për vite të tëra.
Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, institucionet mikrofinanciare kanë realizuar fitim prej 337 mijë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit 2014 këto institucione kanë operuar me humbje rreth 257 mijë euro../zeri/


