Mobi Casa

Mikrofinancat rritën fitimin për 31%

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës gjatë vitit 2018 sektori mikrofinanciar realizoi profit në vlerë prej 9.7 milionë eurosh, që përbën një rritje vjetore prej 31 për qind e krahasuar me profitin e realizuar në vitin 2017, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Sektori i mikrofinancave në vend vazhdon të rrisë fitimin nga dita në ditë falë normave të larta të interesit që këto aplikojnë për kredi. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës gjatë vitit 2018 sektori mikrofinanciar realizoi profit në vlerë prej 9.7 milionë eurosh, që përbën një rritje vjetore prej 31 për qind krahasuar me profitin e realizuar në vitin 2017.

Fundamenti

Në raportin e BQK-së thuhet se rritja më e lartë e të hyrave, kryesisht të hyrave nga interesi, ishte kontribuuesi kryesor në rritjen e profitit për 2.3 milionë euro.

“Në anën tjetër, përshpejtimi i rritjes së shpenzimeve të sektorit, kryesisht shpenzimet administrative dhe të personelit që mund të jetë ndikuar nga rritja e numrit të të punësuarve në këtë sektor, ndikoi që rritja e fitimit të sektorit të jetë më e ulët për dallim nga viti paraprak (rritje prej 85, 9 për qind). Si rrjedhojë e rezultatit financiar pozitiv gjatë vitit 2018 treguesit e profitabilitetit shënuan rritje. Niveli i kredive joperformuese në raport me gjithsej kreditë në vitin 2018 u zvogëlua për 0,6 përqindje, duke zbritur në 2,2 për qind, nivel ky më i ulëti në vitet e fundit. Për më tepër, niveli i mbulueshmërisë së kredive joperformuese me provizione vazhdoi të jetë i lartë, në nivel prej 226,0 për qind”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.