Fundamenti

Mikrofinancat në Kosovë e përmbyllin vitin 2022 me mbi 16 milionë euro fitim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sektori mikrofinanciar në vend ka përmbyllur këtë vit me gjithsej 16.2 milionë euro fitim neto deri në muajin nëntor, prej të cilave 1.3 milionë iu shtuan vetëm për një muaj operim, mes tetorit dhe nëntorit.

Krahasuar me muajin tetor 2022, kur profiti neto i institucioneve mikrofinanciare ishte 14.9 milionë euro, në muajin nëntor fitimet u rritën në 16.2 milionë euro.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) rreth “Sistemit financiar, Informata mujore – nëntor 2022”, të hyrat e institucioneve mikrofinanciare në vend arritën në 51.2 milionë euro në këtë periudhë, prej të cilave 45.9 milionë ishin të hyra vetëm nga interesi, përcjell Buletini Ekonomik.

Ndërkohë, shpenzimet në sektorin mikrofinanciar deri në muajin nëntor ishin në vlerën e 35 milionë eurove.

Nga e gjithë kjo shumë e shpenzimeve, 18.8 milionë prej tyre ishin për shpenzime të personelit dhe shpenzime administrative, ndërkohë 6.9 milionë euro të tjera shkuan për shpenzime të interesit.

Uji Dea

Ndërkaq, kreditë e dhëna nga institucionet mikrofinanciare për qytetarët, në fund të muajit nëntor arritën në 281.2 milionë euro, ku 180.0 milionë euro prej tyre u lëshuan për ekonomitë familjare, ndërsa 101.2 milionë të tjera u dhanë për korporatat jo financiare.

Në anën tjetër, norma e interesit në kredi gjatë nëntorit të këtij viti, u rrit në një përqindje prej 19.4%, nga 19.0%, sa ishte në muajin tetor.

Shifra prej 16.2 milionëve sa ishte fitimi i këtij sektori deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, pritet të rritet më së paku edhe për 1.5 eventualisht 2 milionë euro tjera me llogaritjet e muajit dhjetor të këtij viti, të cilat ende nuk janë publikuar nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës.

Ndryshe, në Kosovë funksionojnë gjithsej 30 institucione mikrofinanciare, ku 12 prej tyre janë me kapital të huaj.

Numri i degëve të këtyre institucioneve në vend është 158, ndërkohë që numri i të punësuarve është 1 mijë e 284.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.