RCCOLA

Mikpritja e jashtëzakonshme e Kanadasë për Lutfi Hazirin, vendosen pano të mirëseardhjes në qytete

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Mikpritje e jashtëzakonshme po i bëhet kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë qëndrimit në Kanada. Qyteti jugor i Albertas, Lethbridge, ka vendosur pano të mirëseardhjes për kryetarin Haziri në vendet më të frekuentuara.

Në Lethbridge, Haziri u mirëprit në një drekë pune nga Harold Pereverseff, president i “Lethbridge Tëinning Society” (Shoqatës së Binjakëzimit të Lethbridge-it), ish-kryetari i Lethbridge-it, Robert Terleck, si dhe dy nga anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Binjakëzimit, Kim Sievers, dhe Terri Demarchant.

Gjatë këtij takimi, Haziri u njoftua me gjerësisht me rolin dhe funksionet e shoqatës në fjalë si dhe interesimin e tyre për të zgjeruar bashkëpunimin edhe me qytete në Evropë, e veçanërisht në Kosovë me fokus Gjilanin.

Shoqata përveç se ndihmon në procesin e binjakëzimit të qyteteve, ajo po ashtu organizon një sër aktivitetesh kulturore e arsimore që ndërlidhin komunitetet e qyteteve të binjakëzuara.

Eco Higjiena

Nga ana e tij, kryetari Haziri shprehu gatishmërinë dhe interesimin e Komunës së Gjilanit për t’u bërë qyteti i parë në Europë me të cilin do të binjakëzohej Lethbridge, një qytet i me popullsi të barabartë për nga numri me atë të Gjilanit.

Pasdite, z. Haziri u prit në një takim shumë miqësor edhe nga kryetari i Lethbridge-it, z. Chris Spearman, me të cilin u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në mes dy komunave si dhe modalitetet e binjakëzimit potencial.

Kryetari Spearman u shpreh shumë i interesuar për të gjetur të gjitha hapësirat e mundshme për bashkëpunim me Komunën e Gjilanit si dhe për të krijuar lidhje të fuqishme kulturore e arsimore, por edhe të biznesit në mes dy komuniteteve të këtyre dy komunave – Lethbrdige-it dhe Gjilanit.

“Ne jemi të impresionuar me pritjen kaq miqësore që kemi hasur kudo në Alberta të Kanadasë. I jemi mirënjohës Shoqatës së Binjakëzimit të Lethbridge-it të udhëhequr nga z. Pereverseff për gjithë përkrahjen e dhënë, si dhe kryetarit Spearman për gatishmërinë e shprehur që të shqyrtojmë modalitetet më praktike të mundshme për binjakëzim të dy komunave tona”, ka thënë Haziri, duke shtuar se binjakëzimi eventual do të bëhet me qëllime dhe projekte konkrete që do të ishin të interesit të përbashkët edhe për Gjilanit e po ashtu edhe për Lethbridge-in./rajonipress/