Eko Higjiena

Mikiq e quan joreal raportin e GAP-it

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Ranillugut ka reaguar ndaj vlerësimeve të GAP-it rreth qeverisjes në këtë komunë. Gradimir Mikiq e quan joreal raportin meqë nuk e pasqyron gjendjen reale.

Me rastin e publikimit të Raportit mbi qeverisjen në katër komunat me shumicë serbe: Graçanicë, Ranillug, Kllokot dhe Partesh, i cili është përgatitur nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, ka reaguar zyra për informim e Kryetarit të Komunës së Ranillugut Gradimir Mikiq.

Sipas komunikatës Gradimir Mikiq e ka quajtur joreal raportin, meqë nuk e pasqyron gjendjen reale .Në kuadër të këtij Raporti, i cili në bazë të përshkrimit të paraqitur në letërnjoftimin e Komunës së Ranillugut, duke përfshirë: Performanca buxhetore e Komunës së Ranillugut, Administrata e Komunës së Ranillugut, Investimet kapital, Aktivitetet e prokurimit publik 2010-2011, Arsimi dhe Shëndetësia Transparenca, Përmbushja e premtimeve të fushatës zgjedhore 2009 nga Kryetari i Komunës Gradimir Mikiq, është paraqitur një pasqyrë e cila përkundër përpjekjes për pasqyrim reale të gjendjes në Komunën tonë, ka krijuar një huti për saktësinë në raport me realitetin thuhet në komunikatë.

Në komunikatën e komunës së Ranillugut thuhet se në raportin e GAP-it ku flitet për transparencë të komunës së Ranillugut, të cilës siç është cekur në tekst, udhëheqja e komunës nuk i jep aspak rëndësi, njashtu edhe sipas organogramit të komunës nuk ekziston Zyra për informim e as ndonjë person i angazhuar për informim, është shumë e rëndësishme të theksohet që informatat e përmendura janë informata plotësisht të pa vërteta.

Gjegjësisht nga formimi i saj Komuna e Ranillugut në përbërje të administratës e ka Zyrën e organizuar shumë mirë për informim e cila rregullon dhe mirë mban ueb faqen zyrtare të komunës në të cilën mundë të gjenden të gjitha informatat mbi punën e komunës, së bashku me raportet financiare në gjuhën shqipe dhe serbe.

Uji Dea

Zyra për informim ka të punësuar tre punëtor të cilët rregullisht i kryejnë punët që janë të lidhura me informimin e publikut. Kur bëhet fjalë për transparencë të komunave të Kosovës rreth pyetjes së qasjes në dokumente publike dhe punës së Kuvendit të Komunës.

Më saktë komuna e Ranillugut është njëra nga komunat e rralla që seancat e kuvendit janë të hapura për publikë, kurse Zyra për informim bën incizimin, fotografimin dhe transmetimin e seancave përmes video linkut drejtë për së drejti në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Së bashku me të gjitha të përmendurat pas çdo seance të kuvendit mban takim edhe me qytetarët e interesuar.

Ndonëse ne do t`i kemi në konsideratë sikurse vlerësimet pozitive në adresë të Komunës së Ranillugut, të cilat do të shërbejnë për motivim për angazhimin edhe më të madh të zyrtarëve komunal, po ashtu edhe kritikat të cilat do të jenë në shërbim të përmirësimit të cilësisë së angazhimeve tona.

Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve të cilët bëjnë hulumtime dhe analiza mbi qeverisjen lokale në Komunën e Ranillugut, të shfrytëzojnë rrugën zyrtare për Qasje në Dokumentet Publike ngase këtë e mundëson ligji./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.