United Hospital

Mikić shpreson në rritjen e ekonomisë dhe punësimin e qytetarëve në Ranillug

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gradimir Mikiq në takimin që ka pasur me afaristët e Ranillugut ka thënë se krijimi i kushteve për punë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do të rrit jo vetëm produktivitetin, por edhe aktivitetin afaristë dhe punësimin më të madh të qytetareve të kësaj komune.

Udhëheqësit e komunës së Ranillugut në krye me kryetarin e komunës Gradimir Mikić, në bashkëpunim me organizatën ECMI dhe sektorin joqeveritar kanë mbajtur takim me afaristët të cilët ekzistojnë në territorin e komunës. Takimi është mbajtur në restorantin “Royal King“ në Ropotovë të Madhe.

Me qëllim të njoftimit me programin “Formimi i asociacionit të afaristëve”, takimi i afaristëve është mbajtur me iniciativën e organizatës ECMI. Realizimi i këtij programi do të ju mundësoj afaristëve bashkëpunim më të mirë, si dhe ndikimin dhe lobimin për projekte të cilat kanë rëndësi vitale për forcimin e ekonomisë.

Hidromorava

Është theksuar gjithashtu krijimi i kushteve për punë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku do të rritet jo vetëm produktiviteti, por edhe aktiviteti afaristë dhe punësimi më i madh.

ECMI në koordinim me komunën e Ranillugut do të ofrojnë përkrahje të plotë në realizimin e këtij programi, që para së gjithash të rritet ngritja ekonomisë, por edhe të lehtësohet bashkëpunimi në mes të afaristëve me pushtetin lokal dhe qendror./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.