Fundamenti

Mikić në vizitë zyrtare në Poloni

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Delegacioni i Komunës së Ranillugut në krye me kryetarin e komunës Gradimir Mikić në katër ditët e kaluara ka qëndruar në vizitë zyrtare në Poloni, në komunën Marki, ku janë shqyrtuar mundësitë për vendosje të bashkëpunimit zyrtar.

Ekzistojnë të gjitha mundësitë që një komunë nga Anamorava e Kosovës, pranë komunës së Kllokotit të vendosë bashkëpunim zyrtarë me një komunë Polake , gjegjësisht në katër ditët e kaluara delegacioni i komunës së Ranillugut të cilës i ka prirë kryetari i komunës së Gradimir Mikić, ka qëndruar në Poloni në komunën e Markit, e cila është pjesë e zonës së Varshavës, që të njihen me mundësit e vendosjes së bashkëpunimit zyrtarë në mes të dy komunave.

Duke shprehur kënaqësinë për mikpritjen dhe përzemërsinë e nikoqirit , njeriu i parë e vetëqeverisjes lokale të Ranillugut, Gradimir Mikić, thotë se memorandumi mbi bashkëpunimin e përbashkët do të nënshkruhet në shtator të këtij viti.

“Dëshira e qartë e tyre dhe vullneti që të vendosin kontakt me komunën tonë ishte edhe dëshirë e vullnet edhe i yni. Ne kemi biseduar për këtë se në cilat sfera mundë të vendosim bashkëpunim dhe mendoj se deri te ky bashkëpunim do të arrijmë në muajin shtator kur përfaqësuesit e komunës së Markit do të jenë mysafirët tanë ”, tha Mikić.

Ai është i bindur se do të vendoset bashkëpunimi i përbashkët dhe do të ketë rëndësi të madhe për komunën e Ranillugut.

Mobi Casa

“Ne jemi komunë e re dhe kemi nevojë për përvoja të reja. Kemi parë se si duket infrastruktura e Komunës Marki dhe kultura e jetesës kështu që ne mundemi të mësojmë shumë nga ata kurse ata kanë vullnetin të na ndihmojnë dhe sinqerisht shpresoj që do të na ndihmojnë në këtë ”, ka theksuar Mikić.

Pas vizitës së disa subjekteve të rëndësishme të kulturës dhe afarist në këtë komunë , delegacioni nga Ranillugu ka marrë pjesë në ceremoninë e kremtimit të 140 –të vjetorit të ekzistimit të njësisë zjarrfikësve në njësinë e komunës së Marki, ku në mes tjerash kanë qenë edhe delegacionet nga Sllovakia dhe Ukraina.

Pas takimit informues në kabinet, kryetari i komunës Marki, Janož Verczinski, ka theksuar kënaqësinë me takimin me delegacionin nga Kosova dhe ka thënë se shpreson për vendosje të bashkëpunimit zyrtarë.

“Shprehë kënaqësinë e madhe për këtë takim dhe për mundësinë që të njohim më mirë popullin e këtij vendi në Kosovë. E dimë se ku gjendet ky vend dhe kjo është rrugë e largët. Ky takim na ka hapur pamje të reja mbi këtë popull dhe kulturën e tyre. Ky takim është rast i mirë për mundësi të reja për investime të investitorëve dhe të gjithë atyre që janë të interesuar që të vendosin bashkëpunim me këtë komunë”, ka thënë Verczinski.

Ndryshe komuna Marki gjendet 20-të kilometra nga qendra e Varshavës, është ndër komunat Polake më të zhvilluara ekonomikisht dhe numëron rreth 30.000 banorë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: