Fundamenti

Mike Tyson: Do të vdes nëse nuk më ndihmoni

/ 1 minutë lexim

Boksieri legjendar, Mike Tyson, ka shokuar gjithë botën me deklaratën dhënë në emisionin e Matt Lauer.

Ish-kampioni i botës në boks ka thënë se ai është pranë vdekjes edhe pse ka qenë pa përdorim të alkoolit dhe drogës për gjashtë ditë, prej të cilave ai thotë se ka varësi dhe se po e dërgojnë drejt greminës.

Hidromorava

“Kur filloj të pi dhe hyj në kolaps, atëherë mendoj për të vdekur. Kur jam në disponim të keq, mendoj për të vdekur. Dhe nuk dua të jem këtej pari më. Unë nuk dua të shpëtoj derisa dikush të vijë të më ndihmojë”, ka thënë Tyson.

Tyson konsiderohet prej boksierëve më të mëdhenj në histori dhe përkundër gjesteve të tij kontraverse, ai është futur në hollin e të famshmëve të boksit botëror, teksa viteve të fundit ka qenë pjesë e televizionit dhe filmit. Ai vuan nga varësia e drogës dhe alkoolit.