Fundamenti

Mijëra veteranë të rremë ende përfitues të milionave

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Verifikimin po e pengon politika

“Përmes këtyre listave kanë arritur që të marrin edhe vota, sepse kryesisht janë futur në lista të veteranëve njerëz me të kaluar kriminale, të cilët kanë vjedhur vota për njerëzit që sot janë në pushtet”, theksoi Faton Mehmeti për “Kosova Sot”

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ndonëse shumë kohë më parë kishte deklaruar se në një bisedë që e ka pasur me hetues të Prokurorisë së Shtetit ai u ka ofruar atyre mënyrën më të lehtë për të zbuluar se kush ka qenë e kush jo në luftë, përmes shfrytëzimit të arkivave të ushtarëve të UÇK-së, organet shtetërore nuk e kanë bërë një gjë të tillë ende. Sipas Qeriqit, Prokuroria e Shtetit do të mund të bazohet në ato arkiva për të parë numrin e saktë të ushtarëve të UÇK-së dhe prej të cilave arkivave del saktë se nuk dalin 60 mijë veteranë, por janë rreth 15- 17 mijë sish. Sipas analistëve, mbetet një mister se përse listën e veteranëve të UÇK-së e ka fryrë Komisioni Qeveritar, ndonëse tashmë dihet botërisht se edhe ka pasur raste kur një 13-vjeçar është në listë dhe kjo është bërë për të fituar materialisht, por ende deri më tash askush nuk është sjellë në bankën e të akuzuarve. Mbetet një e panjohur se çfarë do të ndodhë tani, pas dorëheqjes së prokurorit të rastit, Blakaj, me lëndët për mashtrimet dhe shitjen e certifikatave të veteranëve të luftës, ku veteranët kanë deklaruar se OVL-ja i ka shitur për një çmim prej 3000 euro. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresën e tyre elektronike që çka thotë Prokuroria e Shtetit, se si disa nga komandantët më të lartë e degraduan luftën e UÇK-së edhe me mashtrime dhe shitje të certifikatave deri në 3 mijë euro dhe kush ishin trafikantet e inkriminua, gazeta nuk ka marrë përgjigje nga Prokuroria e Shtetit sikurse që nuk kanë dhënë përgjigje askush edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së.

FIDANISHTJA

Kriminalizimi i verifikimit
Ish-luftëtari i ZOLLit, Avni Ajeti, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se për Zonën Operative të Llapit vetëm për dy javë 80 për qind të punës secilit prokuror unë ia kryej këtë punë. “Hysni Gucati nuk mundet të flasë për shumicën e veteranëve, sepse ai ka qenë kryekëput argat i politikës dhe tash besoi se nuk ka kompetencë të flasë për veteranët e UÇK-së”, u shpreh ai. Analisti Faton Mehmeti, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se keqpërdorimet me lista të veteranëve të UÇK-së janë bërë krejtësisht të qëllimshme dhe për interesa të njerëzve në pushtet. “Ngase përmes këtyre listave kanë arritur që të marrin edhe vota, sepse kryesisht janë futur në lista të veteranëve njerëz me të kaluar kriminale të cilët kanë vjedhur vota për njerëzit që sot janë në pushtet”, theksoi ai.”Si shpërblim kanë marrë statusin e veteranit të UÇK-së pa qenë asnjëherë në luftë. Të gjitha këto veprime e dëmtojnë mjaft shumë buxhetin e Kosovës, i cili ka arritur që të vidhet nga ata që do të duhej të ishin mbrojtës të saj. Edhe kërcënimet ndaj prokurorit Blakaj janë të ardhura nga njerëz që sot janë veteranë e faktikisht ata janë hajna dhe vjedhës e keqpërdorues të votave, rrjedhimisht të buxhetit të Kosovës”, vijoi më tej Mehmeti. Sipas tij sot nuk ka prokuror që guxon të nxjerrë lakuriq ata që janë veshur me kostumin e veteranit pa asnjë meritë, “vetëm se i kanë shërbyer Hashimit dhe Ramushit për të ardhur në pushtet”.

Përfitime materiale dhe politike
Analisti politik Arsim Haziri për gazetën “Kosova Sot” thotë se ndër arsyet bazike në moszbardhjen në hollësi të kësaj çështje (veteranëve), pavarësisht fakteve të siguruara, është tendenca për ta ruajtur anonimitetin e tyre, tendenca për të enigmatizuar keqpërdorimet e tyre, që kanë arritur për të fituar materialisht e politikisht. “Përderisa sistemi juridik vepron politikisht, atëherë është absurde të kërkohet i pavarur dhe mbështetur në argumente dhe për sa kohë kjo problematikë vazhdon të mos merr trajtim dinjitoz, argumentet për të dëshmuar të kundërtën do të zbehen”, theksoi ai. Sipas Hazirit, rritja enorme e listave të veteranëve ka qenë e qëllimshme, mbase përfitimet kanë qenë enorme dhe dëshmia më bazike dhe e gjallë për të faktuar se ka mashtrime me lista ishte Elez Blakaj. “Ai na ofron argumentet se kjo çështje ka qenë në palcë e manipuluar dhe pikërisht largimi i tij nënkupton edhe tendencat e pandalshme për sulme e kërcënime fizike”, vlerësoi ai. Analisti politik Ali Hertica për gazetën “Kosova Sot” thotë se edhe z. Qeriqi ka material të bollshëm rreth listave dhe kanë mundësitë më të lehta për t’i hetuar këto lista, prandaj edhe ai e ka shprehur vullnetin e tij që të ndihmojmë, por i mbetet në këtë rast vetëm Prokurorisë së Shtetit që ta zbardhë të vërtetën, ta hetojë secilin keqpërdorues në këtë rast dhe ta marrin dënimin e merituar, në bazë të ligjeve në fuqi t’u jepen dënimet e merituara, sepse ata e kanë dëmtuar imazhin e luftëtarit të vërtetë. “Ndonëse prokuroria është duke hulumtuar rastin, mirëpo ende nuk kanë marrë ndonjë në pyetje e as aktakuza nuk kanë ngritë”, vlerësoi Hertica.

(Kosova Sot)