Eko Higjiena

Mijëra rugovistë në Dardani, vuloset fitorja e madhe e Vjosës ekipit të uniteti të LDK

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mijëra aktivistë, veprimtarë e simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në lagjet, Dardani I dhe Dardania II në Gjilan, i kanë dhënë mbështetje rekorde kryeministres së ardhshme, Vjosa Osmanit dhe pesë kandidatëve për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).

I emocionuar me këtë me këtë përkrahje është shprehur të jetë kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, i cili theksoi se kjo përkrahje është vulë e fitores plebishitare të Vjosa Osmanit dhe listës së unitetit nga Gjilani.

Në emër të këtyre nëndegëve ka folur Dr. Fidan Qerimi, i cili tha se pesëshja kandidaturave të Gjilanit, me këtë përkrahje, do të jenë edhe deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Republikës, të cilët do të na përfaqësojnë me dinjitet.

Kandidati Faton Bislimi, ka deklaruar se Dardania është gurëthemeli i kauzës së LDK tash e 30 vite, ndërkaq ka shtuar se Gjilani ka arsye që të punojë dyfish më shumë për shkakun se kryetar i Shtabit në nivel qendror është Lutfi Haziri dhe kandidate për kryeministre, Vjosa Osmani, e cila jeton po në këtë lagje,

Kandidatja Lirije Kajtazi (6), i ka falënderuar të gjithë të pranishmit që për 30 vite nuk iu ndan asnjëherë partisë së Ibrahim Rugovës, duke shtuar se LDK ka ditur dhe di t’i ruaj dhe respektojë miqtë e Kosovës, që na ndihmuan në të gjitha proceset.

Kandidati Fatmir Rexhepi (20), tha se Dardania është shtëpi e themelimit të Lidhjes Demokratike, shtëpi e intelektualëve, e arsimtarëve, profesorëve, nënave e baballarëve që rrugëtuan bashkë për 30 vite për liri dhe pavarësi.

Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), pasi i falënderoi të gjithë për mbështetjen enorme, theksoi se LDK e ka besën dhe shpresën dhe vetë prezenca e madhe atje e tregon ndryshimin e madh që do të ndodhë më 6 tetor.

Kandidati Imet Rrahmani (35), theksoi se ky masovitet pa punën e mirë të Shtabit nuk do të ndodhte, për të shtuar se lista e LDK’së ka background edhe akademik, edhe politik e edhe njerëzor, derisa theksoi se duke e votuar LDK’në, votoni për Kosovën e prosperitetit dhe jo të zhvatjes.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.