FITORJA

Mijëra raste të krimeve financiare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbi 3500 raste të krimeve financiare janë zbuluar vitin e kaluar. Vlera e dëmeve është thënë të jetë e lartë në konferencën ‘Parandalimi dhe luftimi i ekonomisë joformale, pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimeve financiare’.

Me këtë rast ministri i Financave, Besim Beqaj, ka thënë se lufta kundër ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal janë prioritete të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Duke folur për rastet konkrete të luftimit të kësaj dukurie të dëmshme jo vetëm për buxhetin e shtetit por edhe për ekonominë legale, ministri Beqaj ka theksuar se numri mesatar vjetor i krimeve financiare të evidentuara nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës është rritur në mes të viteve 2012 dhe 2013 nga 2184 deri në 3537 krime.

GRANDEMALL

“Kjo dëshmon se proceset e zbulimit dhe hetimit të autoriteteve kombëtare janë zhvilluar sa i përket luftës kundër pastrimit të parave dhe krimeve të tjera financiare dhe ekonomike. Numri vjetor i dënimeve që kanë të bëjnë me krimet financiare sillet në mes të 1296 -1541”, tha ministri Beqaj.

Ai ka theksuar se parandalim më këmbëngulës i ekonomisë joformale është thelbësor nga pikëpamja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së të hyrave dhe përmirësimin e shërbimeve publike…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.