Mijëra punëtor të Anamoravës nuk kanë përfituar asgjë nga likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore
Gjilan – Aziz Azizi koordinator i zyrës regjionale të BSPK-së në Gjilan thotë për rajonipress se Anamorava më së paku ia ka parë hairin privatizimit. Sipas tij për 11 vite shitje të ndërmarrjeve shoqërore AKP-ja nuk ka arritur ta bëjë asnjë barazim – likuidim. Për pasojë qindra punëtorë të Anamoravës kanë mbetur në situata të mjerueshme.
Ndonëse janë shitur mbi 45 ndërmarrje shoqërore të vogla e të mesme në regjionin e Anamoravës, AKP-ja ende s`ka arritur të barazojë asnjë ndërmarrje dhe për pasojë qindra punëtor kanë mbetur në situata të mjerueshme thonë zyrtarët e BSPK-së në Gjilan raporton rajonipress.
Aziz Azizi është koordinator i zyrës regjionale të BSPK-së në Gjilan dhe është shumë i pakënaqur me zhvillimet e privatizimit dhe gjendjen e mjerueshme të punëtorëve të Anamoravës.
Azizi tha se për 10 vite shitje në Anamoravë AKP-ja ende s`ka arritur ta bëjë asnjë barazim-likuidim. “Vërtet është e rëndë që punëtorët tash e sa vite i kanë vendimet në xhep, ku gjykata Supreme ka vendosur në favor të tyre, por këto vendime ende nuk po zbatohen dhe ekzekutohen” tha Azizi.
Azizi thotë se më herret faji i ka takuar AKP-së dhe AKM-së të cilët për më shumë se nëntë vite nuk e kanë bërë likuidimin e ndërmarrjeve.”Tani fajtore është qeveris e re e cila për më shumë se dy vite nuk e bëri kompletimin e bordit. Vetëm ndërmarrja “Çeliku” e cila kishte mbi 160 punëtor, i presin vendimet punëtorët për të marrë hisen e tyre edhe pse janë të plotfuqishme. Këto mjete janë pagat e mbetura, humbja e vendit të punës dhe kontributet pensionale. Paret janë, vendimet janë, por ato nuk po zbatohen e nuk po kryhen tash e 11 vite” tha Azizi./rajonipress/


