Mijëra protestues “pushtojnë” Shkupin
Me mijëra protestues anti-qeveritar tashmë janë mbledhur në Shkup, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski pas skandalit të përgjimeve.
Turmat pushtuan sheshin qendror para zyrës së qeverisë së Gruevskit, ku shumë prej tyre kanë arritur me autobusë nga qytete jashtë kryeqytetit, duke valuar flamurin maqedonas, raporton Reuters.
Liderët opozitarë thonë se disa protestues po planifikojnë të ngrenë kampe në rrugë deri në dorëheqjen e Gruevskit, duke e akuzuar atë për shtypje të demokracisë pas zbulimit të përgjimeve telefonike për të cilat Perëndimi thotë se kanë vënë në dyshim demokracinë shtetërore të Maqedonisë, transmeton Koha.net.
Gruevski, pas nëntë vjetësh në pushtet dhe deklarimit se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, ka ftuar për një tubim të tijin në Shkup për të hënën mbrëma.
http://koha.net/?id=27&l=57834


