KKGJILAN

Mijëra përkrahës e mirëpresin Lutën në Zhegër

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Mijëra qytetarë të Zhegrës i kanë dhënë sot mbështetje fascinuese kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Hazirit.

Se sallat janë tashmë të vogla për t’i zënë të gjithë simpatizantët e LDK-së, e dëshmoi Zhegra, që shkaku i masovitetit është detyruar që tubimin ta bëjë në oborrin e “Shtëpisë së Kulturës”.

“Dënimin më të madh do t’ia jep Zhegra me votë kësaj partie që identifikohet me të keqen, e që asnjëherë nuk e pati në prioritet këtë fshat. Jemi mbledhur këtu për t’i dhënë përkrahjen e fuqishme zotëri Lutfi Hazirit, i cili, më 3 nëntor do të jetë kryetar i komunës së Gjilanit”, ka thënë kryetari i nëndegës ë Zhegrës, Rrahman Agushi.

Për t’i dhënë përkrahje Lutës, të pranishëm ishin edhe deputetët Anton Quni dhe Lirije Kajtazi, si dhe veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Sot, Zhegra ia dërgon selamin më të mirë qeverisë aziatike, e cila nuk e ka bërë vetëm LDK-në opozitë me keqpërdorimet, por edhe Zhegrën, Karadakun, e Gollakun, dhe krejt Gjilanin sepse ata po sillen si paltronë, ata e kanë prekë kuletën e popullit. Nuk është e hijshme që Idriz Seferi të mbetet vetëm në bust, por ai duhet të jetë në Gjilan, Prishtinë e Tiranë. Agim Ramadani dhe Ibrahim Rugova e kanë themelu komunën e Zhegrës në atë kohë e vonë iu ka ra ndërmend disave. Zhegra i bashkon të gjitha ideologjitë, përveç mashtruesve, hajnave, atyre që kanë krijuar depresion ekonomik dhe politik”, ka thënë para mijëra të pranishmëve kryetari Haziri.

Eco Higjiena

“Atyre që nuk po i bënë konak kërkush, do të mbesin të vetmuar më 3 nëntor sepse e kanë lypë, kanë prekur në kuletën e popullit. Zhegra nuk e lejon me u fy nga ata. Ndryshimin do ta bëjmë bashkë, për një Gjilan tjetër, për një Zhegër tjetër, që ka me qenë komunë urbane. Rruga e shqiptarëve kalon përmes Zhegrës”, është shprehur Haziri.
“Ne po garojmë kundër kryeministrit, sepse nuk kemi kundërkandidat në Gjilan”

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, ka pohuar se gjilanasit nuk janë më pak shqiptarë që të mos kenë autostradë, të mos kenë zhvillim ekonomik. Ai tha se mashtruesit më s’po mund t’i bëjnë bashkë as 3 veta sepse nuk kanë lënë vend për asnjë trohë respekt.

“Ne nuk jemi më pak shqiptarë që kryeministri e ka bërë autostradën dikah tjetër. Gjilani do t’i kthehet nacionaldemokratëve, rugovistëve. Zhegra e Agim Ramadanit e Idriz Seferit më 3 nëntor, sikur qysh jeni dalë sot, do t’i tregojë se qeverisja aziatike ka me përfundu keq. Ka ardhë koha me thënë fjalën e fundit. Këtë pamje të sotit, do t’ia dërgojmë selam atyre që 3 veta s’mund t’i bëjnë bashkë. Ata kanë mbetë vetëm 2, sepse nuk munden me pasë dëshmitarin e tretë që është populli ynë. Edhe pse kryeministri ka ardhë 10 herë për vizitë në Gjilan, ai do t’i merr cadrat me veti. Ne po garojmë kundër kryeministrit, sepse nuk kemi kundërkandidat në Gjilan”, ka shtuar Haziri.

Ai premtoi investime të mëdha për Zhegrën, duke filluar nga infrastruktura e përcjellur me të gjitha elementet e nevojshme, si dhe subvencione të mëdha në bujqësi.
Në fjalën e rastit, deputeti Anton Quni, është shprehur se gjilanasit janë me fat që do ta kenë kryetar të komunës zotëri Lutfi Hazirin.

“Para një jave një zhegran, më telefonoi e më tha “pse s’po vjen në Zhegër”, i thash që ëmbëlsira lihet për fund, ëmbëlsira jeni ju sepse, si bashkëluftëtarë i Agimit, në Zhegër kam emocione të veçanta. Ata që nuk i respektojnë e nuk u krijojnë jetë të dinjitetshme qytetarëve, dëshmorëve e martirëve, ata janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër. Këtu po shohë njerëz me kualitete të larta që janë kandidatë për këshilltarë. Luta ka vlera të larta kombëtare, intelektuale e morale. Gjilani është me fat që e ka zoti Haziri dhe që sonte i uroj për pozitën si kryetar i Gjilanit. Më vjen keq që nuk do ta kem koleg në Parlament”, tha deputeti Anton Quni thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/