United Hospital

Mijëra ndërtime pa leje, vetëm qindra aplikime

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zbatimi i Ligjit të legalizimit të ndërtimeve pa leje po paraqet një sfidë shumë të vështirë për institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, sepse ka pasur një numër shumë të vogël të aplikantëve. Ekspertët e ndërtimtarisë, që thonë se në Kosovë ka dështuar zbatimi i Ligjit për legalizimin e ndërtimeve pa leje, andaj edhe priten që të bëhen ndryshime me ligjin e ri.

Sipas tyre, Ligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje ka dështuar, sepse në thelb ka pasur kërkesa jorealiste. Ndërkaq, janë zyrtarët e pushtetit, përkatësisht zyrtarët e Ministrisë së Ambientit, që i kanë mohuar akuzat se ka dështuar ky proces.

Ata thonë se ka rezultate në këtë drejtim, por edhe zvarritje në implementimin e këtij ligji, por jo edhe dështim. Ndërkaq, zyrtarët e Komunës së Prishtinës janë të pakë- naqur me numrin shumë të vogël të aplikimeve për licencim.

Mobi Casa

Ligji duhet të amendamentohet

Eksperti i fushës së ndërtimtarisë, Ylber Vokshi, tha për “Kosova Sot” se Ligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje ka dështuar, sepse në thelb ka pasur kërkesa jorealiste dhe është punuar për të mos pasur sukses, pasi ashtu u ka konvenuar atyre që kanë ndërtuar pa leje ndërtimi në vitet e pasluftës. “Ka shumë çështje të hapura, të cilat kurrsesi nuk munden të zgjidhen në formën e deritanishme si është aprovuar ky ligj në dhjetor 2013 në Kuvendin e Kosovës, ku kanë munguar format demokratike dhe transparente, siç është formimi i grupit punues dhe debatet publike”, u shpreh ai. ” Sipas deklaratave publike të zyrtarëve të MMPH-së, pritet që të ketë prapë ulje të tarifave për dhënën e lejes së legalizimit (komunalit), çka do të shkaktojë pakënaqësi të atyre që kanë ndërtuar me leje dhe i kanë paguar komunalit disa fish më shumë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.