Uji Dea

Mijëra maturantë nga trojet shqipfolëse përzgjedhin çdo vit UBT-në për studime – destinacionin që nuk njeh kufij

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

UBT është kthyer në kryeqendrën e studimeve dhe përzgjedhjen e parë dhe të vetme për maturantët nga Ulqini, Presheva, Tetova, Shkupi, Kukësi, Shkodra, Tirana e vende të tjera shqipfolëse. Mijëra maturantë shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, përzgjedhin çdo vit, institucionin lider të arsimit të lartë në Kosovë, për zhvillimin e tyre akademik, personal dhe profesional.

Në një kohë kur sfidat dhe mundësitë janë të shumta, UBT ofron një mjedis të përshtatshëm për të kultivuar aftësitë akademike, për të zhvilluar karakterin personal dhe për t’u përgatitur për një karrierë të suksesshme.

Me qendrën e teknologjisë së avancuar dhe stafin akademik, UBT siguron një përvojë mësimore të pasur dhe të përshtatshme për nevojat e studentëve të tij. Nëpërmjet programeve, të përqendruara në praktikë, UBT nxit krijimtarinë dhe inovacionin, duke përgatitur studentët për të qenë liderë të ardhshëm në fushën e tyre të studimit.

Nëse vëmë në radhë programet inovative të UBT-së, mund të theksojmë faktin se ky institucion ofron një gamë të gjerë programesh të përshtatura me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimit të shoqërisë moderne. Programet e studimit në UBT përfshijnë degët e teknologjisë informative, biznesit dhe menaxhimit, mekatronikës, teknologjisë ushqimore, agrikulturës, ndërtimit, arkitekturës, studimeve të sigurisë, shkencave politike, juridikut, medias, aktrimit, muzikës, gjuhës angleze, psikologjisë, sportit, shkencave mjekësore, dhe shumë fusha të tjera që janë thelbësore për zhvillimin e një shoqërie të suksesshme.

Në lidhje me infrastrukturën moderne, Qyteti i Mençur i UBT-së është një ambient i dizajnuar me kujdes për të përmbushur nevojat e studentëve dhe stafit akademik. Me një ambient të pajisur me teknologji të avancuar për të inkurajuar bashkëpunimin dhe inovacionin, UBT siguron një mjedis mësimor dhe studimi i cili ndikon pozitivisht në performancën dhe arritjet e studentëve të tij.

Mobi Casa

Teknologjitë e sofistikuara janë pjesë thelbësore e përvojës së mësimit në UBT. Përveç pajisjeve moderne të klasave dhe laboratorëve, UBT investon edhe në platforma dhe aplikacione të teknologjisë informative dhe komunikuese që përmirësojnë përvojën e mësimit dhe komunikimit midis studentëve dhe stafit akademik.

Nëpërmjet programeve inovative, infrastrukturës moderne, teknologjive të sofistikuara, laboratorëve të shumtë dhe bibliotekës së pasur, UBT bën të mundur për studentët që të ndjehen të përgatitur dhe të gatshëm për sfidat dhe mundësitë që i presin në jetën e tyre.

Rrjeti i gjerë i alumni-ve dhe partnerëve të UBT-së është një burim i pasur i mundësive për studentët. Kjo lidhje e fortë me botën e biznesit dhe institucionet ndërkombëtare akademike, ofron mundësi praktike, punë dhe kontakte të rëndësishme profesionale për të rinjtë që zgjedhin UBT-në për studime.

Për maturantët nga trojet shqipfolëse, UBT është më shumë se një universitet – është një rrugë e hapur drejt një të ardhme të ndritshme dhe suksesit personal dhe profesional. Duke zgjedhur UBT-në, ata zgjedhin të jenë pjesë e një historie suksesi dhe arritjesh në arsimin e lartë, duke përcjellë një mesazh të fortë se asgjë nuk mund t’i ndalojë në rrugën drejt suksesit dhe zhvillimit personal.