GRANDEMALL

Mijëra gjilanas në faljen e Fitër Bajramit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjilani sot i ka përngja një Meke madhështore. Mijëra gjilanas janë drejtuar në qendër të qytetit për të falur Fitër Bajramin, festë kjo që u shoqërua dhe udhëhoq nga Sylejman Osmani kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Agim Hyseni. Lutfi Haziri e Rexhep Kadriu ishin në mesin e të parëve në faljen e Fitër Bajramit të cilët edhe uruan për paqe e harmoni.

Gjilani sot i ngjante një Meke madhështore pasiqë mijëra gjilanas ia kishin mësyrë qendrës së qytetit për të marrë pjesë në faljen e Fitër Bajramit.

Të gjitha rrugët sot shpinin kah qendra e qytetit. Sylejman Osmani kryetar i Bashkësisë Islame tha para besimtarëve se Ramazani ishte sprovë sepse në këtë muaj të madh gëzohet i varfëri, por edhe i pasuri.

“Ramazani na ka bërë më të fortë, më të afërt me njëri tjetrin. Edhe në këtë muaj të madh kemi treguar dorën humane dhe jemi bërë më vëllazëror sepse ky është edhe mesazhi i Ramazanit” tha Osmani.

Hidromorava

Syla tha se në Ramazan janë ndihmuar shumë familje skamnore dhe bëjë apel që kjo dukuri të shtrihet tek të gjithë njerëzit human.

Në fund Sylejman Osmani, Lutfi Haziri e Rexhep Kadriu kanë uruar qytetarët dhe njëri tjetrin me mesazhin vëllazëror që Fitër Bajrami të dominoj në çdo familje shqiptare.

Edhe Agjencia Rajonale e Lajmeve Rajonipress ju uron të gjithë besimtarëve mysliman këtë ditë të madhe dhe këtë festë të veçantë. Gëzuar?./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.