FIDANISHTJA

Mijëra euro për larje të veturave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministrat e Qeverisë së Kosovës janë të kujdesshëm kur të marrin rrugë me veturat e tyre zyrtare. Përveç që kujdesen të jenë komfore, ato i mbajnë edhe të pastra. Për këtë punë çdo vit shpenzojnë mijëra euro. Sivjet tenderë për “larje të veturave”, deri tani kanë shpallur disa ministri dhe shumat sillen nga 200 deri në 6000 euro.

Sipas njoftimeve në Komisionin Regullativ të Prokurimit, nga fillimi i këtij viti e deri më tani kanë shpallur tenderë për larje të veturave Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Diasporës, ajo e Infrastrukturës dhe Ministria e Bujqësisë.

Uji Dea

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që udhëhiqet nga ministri Slobodan Petroviq, për këtë vit ka vendosur të shpenzojë 3 mijë euro për larjen e veturave.

Në njoftimin e KRPP-së thuhet se çmimi për njësi do të jetë 203.00 euro. Ndërkaq, tenderin për këtë punë e ka fituar Autolarje “Liria”. E njëjta kompani do t’i pastrojë edhe veturat e Ministrisë së Diasporës që udhëhiqet nga Ibrahim Makolli. Siç thuhet në njoftimin për dhënie të tenderit, kjo ministri do t’i shpenzojë për këtë vit 1,500.00 euro, ndërsa çmimi për njësi thuhet të jetë 9.00 euro.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.