Uji Dea

Mihrije Braha: Tani është momenti që të gjithë ne të jemi ushtarë për ta luftuar COVID-19

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Derisa masat janë ashpërsuar në luftën kundër COVID-19, fytyra të famshme publike vazhdimisht janë duke bërë thirrje që të qëndrojmë në shtëpi, në mënyrë që të mbrojmë veten dhe njerëzit përreth.

Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Mihrije Braha, e cila inkurajon njerëzit të qëndrojnë brenda për të shpëtuar jetë.

Ajo përmes një postimi të publikuar në faqen zyrtare, Instagram, tregon se është vetë-izoluar që një muaj në Prishtinë.

Hidromorava

“Nëse keni ëndërru me qenë ushtar për të luftuar, tani është momenti që të gjithë ne të jemi ushtarë për ta luftuar Covid-19. Rri n’shpi ose knaqu n’shpi e shpëto jetë”, ka shkruar mes tjerash ajo.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë mbrëmë ka ndërmarrë masa të reja që kufizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke lënë hapësirë për lëvizje vetëm 90 minuta, në bazë të numrit të parafundit të numrit personal.

Sipas institucioneve, pjesa më e madhe e popullit po e respektojnë këtë thirrje, ndërsa policia e Kosovës po vazhdon të arrestojë persona të cilët nuk po iu nënshtrohen vendimeve për parandalimin e përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.