UBT

Mihrije Braha, “Pas vdekjes mund të shihen gjurmët e karierës time”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Mihrija është një nga ikonat e arta që ka skena jonë sepse cdo vit bëhet më e bukur dhe më e re. Ajo vjen në një rrëfim ndryshe që nga fillimi i karierës duke treguar gjëra interesante mbi veten.

“Po njejtë mund të them se koha e bën të veten ndryshimet vërehen në kohë por jo në botën reale se ndihem si përpara 30 vitesh karierë, si zakonisht pyetja e bukur që më bëhet ndoshta gjithmonë rezatimi pozitiv më bën të dukem e freskët është dhe gjeni dhe jeta me Naimin që po dukem akoma bukur, për mua me thënë të drejtën nuk ka qenë dhe e vështirë për faktin se për të qenë këngëtarë i zhanreve të ndryshme të muzikës Zoti ta jep vokalin dhe kurrë në jetë mos u frikëso por me kujdes, ku kam vënë hapin kanë qenë meritat e rrethit tim e llogaris veten një nga femrat me fat për vokalin dhe familjen që nuk më ka bërë pengesa por përkrahje, kriza dhe josiguria tek unë nuk ka ekzistuar dhe kjo vazhdon kohëve të fundit jam shumë aktive vetëm se janë ndezë motorat se nuk ndihem aspak e lodhur.

Nuk e haroj kurrë koncertin e parë në Danimarkë në vitin 1987 kur në aeroport kanë dalur në pritje diku 500 persona si krushq për gëzimin e madh që shkojmë në koncert atje e lëre më skenën që ishte e magjishme”, shprehet këngëtarja e njohur e cila tregon edhe për stilet që i ka sjellë si trend në skenë.

Uji Dea

”Kam qenë e para që në skenë në trend e kam fut fustanin e gjatë, dicka e re dhe e bukur se më kanë thënë se kam qenë engjëllore në skenë, në daljen e parë i kam mahnitur të gjithë akoma pa filluar kënga, kur të vdes njerëzit kanë të shohin se cfarë kam bërë në karierën time si në imazh ashtu edhe në karierë, jam femër me karakter dhe ndihem shumë komod se nuk kam ndryshuar aspak.

Naimin gjithmonë e kam pasur krah të djathtë, ka ndodhur shpesh mos jemi në frekuenca të njejta që nuk kemi rënë dakord por ka qenë cështje shijesh por ai do mbetet gjithmonë celësi i suksesit tim dhe e kundërta, unë jam krahu i djathtë i tij në profesion.

Gabimin më të madh e bën artisti kur mendon se e ka arritur kulminacionin, në karierën time e kam arritur shpesh kulmin, kam shumë këngë të bukura nga autorë të ndryshëm dhe të suksesshëm që akoma mbahen mend dhe duke punuar pa u ndalur në asnjë moment, mendoj se kam arritur një lloj suksesi me një bazë të fortë pa u lëkundur, Mihrija nuk është harruar asnjëherë. Suksesi i një artisti është të bëj dicka tjetër të re të bukur e jo të meret me dikë tjetër”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.